Biskota / BonBon / Featured / Çokollatë

Biskota me Gjalp Kikiriku

Nga Valbona
Biskota me Gjalp Kikiriku
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

6 PËRBËRËS

Përbërësit Për 12 Biskota

Gjalp

Gjalp

125 gr gjalp kikiriku
Çokollatë

Çokollatë

100 gr çokollatë e zezë
Vezë

Vezë

1 kokërr vezë
Miell

Miell

¾ kupë miell
Sheqer

Sheqer

3 lugë gjelle sheqer pluhur
Caji Pluhur Pjekes

Përbërës

1 lugë çaji pluhur pjekës
Ne nuk jemi si familjet amerikane që e shijojnë gjalpin e kikirikut me reçel, ne jemi si familjet shqiptare që me gjalpin e kikirikut bëjnë biskota shumë të shijshme 😍😋.
Nuk e di nëse ju ndodh dhe juve si unë që sa herë blini një gjalp kikiriku me pretekstin se do bëni “namin” duke e shijuar si zëvendësues të gjalpit normal, vazoja përfundon në një cep të frigoriferit pas 2 – 3 tentativave (të hamë shëndetshëm). Zgjidhja më ideale në raste të tilla, më besoni janë vetëm biskotat me gjalp kikiriku, ku të shtosh dhe copa çokollatë të zezë e ke ngritur nivelin e shijes shumë “nalt” 😋😍.
Për këtë recetë duhet të falenderojmë kolegen dhe shoqen time Pjerina, e cila më kërkoi me ngulm ca të bëj me gjalpin e kikirikut. Aty u kujtova që unë kisha një vazo të hapur në frigorifer e cila priste me padurim të tjetërsohej në diçka të ngrënshme 😎.
Receta u sajua aty për aty. Nuk ke si gabon me gjalp, vezë dhe çokollatë 😋. Meqë dora e Henrit tim shijoi biskotën e parë kjo recetë meritonte të rrinte në blog. Biskotat me kikirik dhe copa çokollate të zezë janë ideale për çdo event festiv. Do pëlqehen nga të gjithë, ndaj ruajeni recetën për çdo rast kur doni të impresiononi me biskotat tuaja. Dhjetor të mbarë. ❤❤
Përbërësit për 12 biskota:

125 gr gjalp kikiriku
100 gr çokollatë e zezë
1 kokërr vezë
¾ kupë miell
3 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji pluhur pjekës

Përgatitja:
Me rrahësin elektrik rrahim fillimisht vezën, gjalpin dhe sheqerin.
Më pas shtojmë miellin dhe në fund copat e prera të çokollatës.

Me duar japim forma biskotave tona. Pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 20 minuta ose derisa biskotat të marrin ngjyrë të artë.


Koha e përgatitjes dhe pjekjes 30 minuta.
Koha e përpirjes 2 minuta 😍😋🤗.
Ju bëftë mirë dhe Festa të Gëzuara. ❤🌻❤










Komentet (2)

  1. Florida

    Sa te shijshme dhe shume te lehta per tu gatuar!! Faleminderit❤

    Koment i arkivuar nga blogu origjinal i BonBonTaste.

  2. Valbona

    Faleminderit Florida ❤🙏

    Koment i arkivuar nga blogu origjinal i BonBonTaste.

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.