Biskota / BonBon / Brumra

Biskota të kripura me fara sipas Julit

Nga Valbona
Biskota të kripura me fara sipas Julit
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

9 PËRBËRËS
Miell

Miell

200 gr miell thekër & miell tërshërë
Gjelle Fara Chia

Përbërës

2 lugë gjelle fara chia
Gjelle Fara Lini

Përbërës

2 lugë gjelle fara lini
Gjelle Fara Luledielli

Përbërës

2 lugë gjelle fara luledielli
Gjelle Fara Susami

Përbërës

2 lugë gjelle fara susami
Vaj ulliri

Vaj ulliri

1 lugë gjelle vaj ulliri
Caji Tumerik

Përbërës

1 lugë çaji tumerik
Kripë

Kripë

1 majë luge gjellë kripë
Uje

Uje

1 gotë ujë

Nëse ka një gjë për të cilën të gjitha ne mamatë që punojmë mund të biem dakort në kuzhinë janë sa më shumë receta që nuk na kërkojnë ti rrimë strikt përmasave apo përbërësve dhe që sjellin shije për gjithë familjen. Pale kur janë dhe të shëndetshme si receta që do ju sugjeroj sot. Do mbani të gjitha shënim për ti provuar dhe për ti bërë pjesë të dietës tuaj 😋🤗. Kjo recetë vjen nga Kanadaja e largët, nga Juli. Unë me Julin nuk jemi shoqe, por motra që ndajmë pasionin për kuzhinën, sidomos për gatimet e shëndetshme ajo është mentori im. Më sugjeron gjithë recetat të cilat janë “të bëshme” në Shqipëri. Pasionet e Julit nuk ndalojnë vetëm tek kuzhina, ajo e meriton shprehjen “çfarë i sheh syri i bën dora” për punëdore dhe dekorim. Këtu ndahem unë me Julin, por mua më plotëson gjysma ime në këtë pikë, ndaj mua do më shihni të bëj art vetëm mbi pjata 😍🤗. Le të vijojmë me recetën e cila është “customizable” dhe e dashurova këtë fjalë që përdori Juli për të më thënë që fara dhe erëza hidh ça të kesh dhe ça të duash 😋🤩.
Përbërësit:
200 gr miell thekër & miell tërshërë
2 lugë gjelle fara chia
2 lugë gjelle fara lini
2 lugë gjelle fara luledielli
2 lugë gjelle fara susami
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji tumerik
1 majë luge gjellë kripë
1 gotë ujë

Përgatitja:

1 orë para vendosim farat chia në ujë derisa ato të zbuten. Më pas shtojmë 1 nga 1 gjithë përbërësit si në foto dhe në fund miellin. Miell mund të duhet më shumë apo më pak në varësi të lidhjes së brumit. Brumi do jetë pak ngjitës por nuk ka gjë.  



  




Lyeni duart tuaja me vaj ulliri dhe hapeni brumin mbi një letër për pjekje sa më hollë të mundeni. Priteni në copa dhe piqeni në 180 gradë, për 30 minuta apo derisa të përfitoni “tharjen” e dëshiruar të biskotës.  




Këto bisktota mund ti konsumoni në mëngjes, drekë me sallatë ose si snack kur doni të thyeni urinë. Mbahen shumë kollaj me vete dhe ju sigurojnë një ushqim të shëndetshëm. ❤🙏🤗














Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.