Brumra / Byrek

Byreçka me djath (Tiropitakia)

Nga Valbona
Byreçka me djath (Tiropitakia)
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS
Miell

Miell

500 gr miell që fryhet vet
Caji Kos

Përbërës

1 filxhan çaji kos
Vaj

Vaj

1 filxhan çaji vaj vegjetal
Kripë

Kripë

Kripë
Kripë

Kripë

200 gr gjizë pa kripë
Djathë

Djathë

200 gr djath të bardhë
Djathë

Djathë

200 gr djath të butë pice
Vezë

Vezë

1 kokër vezë
Fundjavat sidomos ato me shi, për mua janë frymëzim për të gatuar receta të ndryshme dhe kalorike :). Kalamajtë e duan shtëpinë me shokët e tyre që të luajnë dhe mamaja gatuan për ti kënaqur. Më duket sikur kuzhina dhe shtëpia ime nuk pushon kurrë në fundjavë. Sipas traditës duhet të kishim grosh për ditën e hënë, por kishin mbetur aq shumë gjëra nga fundjava sa grosha do shtyhet për të martën :).
Të shtunën pasdite një komshi e imja që ka jetuar për shumë vite në Greqi, Denisa më rikujtoi një nga recetat greke “tiropitakia”, të cilën unë për herë të parë e kisha provuar nga duart e tezes time Arjeta, e cila jeton po ashtu në Greqi. Vështirësia e gatimit të byreçkave ishte vetëm të vendosje me çfarë do t’i mbushje dhe të vije në punë dhe çunat për ti realizuar format sa më shpejt :). Shija e garantuar për gjithë familjen. Të buta, të shijshme, të shkrifta këto byreçka do i provoj pak më shpesh gjatë dimrit.
Unë për mbushjen vendosa të përziej 3 lloje djathrash, pasi doja të siguroja një  mbushje kremoze, jo si receta tradicionale djath i bardhë dhe vezë. Receta më poshtë:

Përbërësit:
500 gr miell që fryhet vet
1 filxhan çaji kos
1 filxhan çaji vaj vegjetal
Kripë

Për mbushjen
200 gr gjizë pa kripë
200 gr djath të bardhë
200 gr djath të butë pice
1 kokër vezë
Përgatitja
Zëm brumin dhe e lëm të vijë për 20 minuta. Brumi zihet si brum i zakonshëm byreku. Nëse brumi ju del pak i ngurtë shtoni kos derisa të arrini butësinë e duhur.
Përziejmë djathrat.
Me duar hapim forma rrethore mbështetur në tavolinën e punës dhe i hedhim një lugë nga mbushja me djath. Mbyllin në formë gjysëm hëne dhe i zbukurojmë me pirun :). I  lyejme sipër format me të verdhën e vezës. Me këto përmasa dolën rreth 19 byreçka. Unë e vura tavën dy herë.


 Pjekim në mes të furrës në 180 gradë, derisa të marrin ngjyrë të artë. Ju bëftë mirë.



Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.