Byrek / Mollë / Ëmbëlsira

Byrek me mollë dhe boronicë

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

12 PËRBËRËS

Përbërësit Për Brumin

Miell

Miell

2 kupa me miell
Sheqer

Sheqer

1 lugë çaji sheqer
Kripë

Kripë

1 lugë çaji kripë
Kanellë

Kanellë

1 lugë çaji kanellë
Gjalp

Gjalp

2/3 kupë me copa gjalpi të sapo dalë nga frigoriferi
Uje

Uje

8-9 lugë gjelle ujë të ftohtë ose më shumë

Përbërësit Për Mbushjen

Mollë

Mollë

3 kokrra mollë të prerë në kubikë
Boronica

Boronica

1 kupë boronicë e freskët
Sheqer kaf

Sheqer kaf

½ kupë sheqer kaf
Niseshte

Niseshte

4 lugë çaji niseshte
Kanellë

Kanellë

1 lugë çaji kanellë
Arrë moskat

Arrë moskat

1 lugë çaji arrë moskat

Ndërsa navigoja dje në internet, më del përpara “Apple and blackberry pie” dhe meqë më kishin mbetur ende në shtëpi ca boronica “blueberry” thashë ç‘bëri boronica e ç‘bëri manaferra e zezë ☺, shija njëlloj duhet të jetë. Për të gjithë ju blackberry është manaferra e zeza që mblidhnim ferrave në fshat, kur ishim të vegjël 😍, Kështu që sapo mbërrita në shtëpi nuk e diskutoj fare ëmbëlsirën e radhës, një krostatë e mbushur me mollë, boronicë dhe kanellë nuk shkon asnjëherë dëm. Për hir të së vërtetës dhe vet përgatitja e brumit të “pie” krostatës ishte shumë e kollajtë, brumi përgatitej për dy minuta dhe u hap shumë kollaj në tavolinën e punës. Siç edhe e përmend shpesh, e vetmja ”angari” është qërimi i mollëve dhe grirja e tyrë. Ç‘do gjë tjetër më rezultoi shumë e kollajtë. Si asnjëherë tjetër kjo ëmbëlsirë u gatua dhe poq në darkë, por fëmijët e hëngrën në mëngjes, pasi ëmbëlsira duhet të ftohet komplet përpara se të pritet dhe reçeli në brendësi të saj kërkon kohën e duhur të ftohjes. Ndaj me pak durim bëm si bëm deri sot në mëngjes, për të shijuar byrekun tonë më mollë dhe boronicë. Ngjyra, shija, aroma e këtij byreku janë fantastike. Ndaj nëse ju bie në dorë një grusht manaferra apo një grusht boronica mos hezitoni ta provoni, për një version ndryshe të të famshmes “Apple Pie” – byrekut me mollë.

Përbërësit për brumin:

2 kupa me miell

1 lugë çaji sheqer

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji kanellë

2/3 kupë me copa gjalpi të sapo dalë nga frigoriferi

8-9 lugë gjelle ujë të ftohtë ose më shumë

Përbërësit për mbushjen:

3 kokrra mollë të prerë në kubikë

1 kupë boronicë e freskët

½ kupë sheqer kaf

4 lugë çaji niseshte

1 lugë çaji kanellë

1 lugë çaji arrë moskat

Përgatitja:

Kjo është kupa që unë përdor për masë. Ka pak a shumë përmasat e një filxhani çaji.

Në një tas hedhim gjithë përbërësit e brumit dhe fillojmë punojmë me duar duke shtuar sasinë e ujit të ftohtë lugë lugë derisa masa e brumit të lidhet. Brumi është gati sapo duart tuaja të dalin të pastra 🤗.

Ndajmë brumin në dy copë. Hedhim miell në sipërfaqen e punës dhe më një okllai hapim njërën copë të brumit në formë rrethore, pak më të madhe sesa tava ku do pjekim ëmbëlsirën.

E vendosim shtresën e brumit mbi tavë, nuk ka nevojë të lyet fundi i tavës me gjalpë. Rregullojmë anët e brumit, duke I ngjitur në buzët e tavës.

Ndërkohë në një tas tjetër fillojmë pastrojmë dhe grijmë mollët në copa. Shtojmë gjithë përbërësit e mbushjes me radhë, përziejmë dhe mbushja është gati.

Hedhim mbushjen tek tava, hapim dhe petën tjetër, mbulojmë, mbyllim anët mirë. Furrën e kemi ndezur më parë në 220 gradë. Veshim anët e brumit me letër alumini dhe e lëmë ne furrën e nxehur në 220 gradë për 10 minuta.

Më pas ulim temperaturën në 180 gradë, heqim letrën e aluminit dhe pjekim për 35-40 minuta të tjerë. Byreku është gati, por duhet ta ftohim tërësisht përpara sesa ta presim.

Shtoni sipër sheqer pluhur dhe shijojeni. Ju bëftë mirë.

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Përziejmë përbërësit e brumit dhe shtojmë ujin e ftohtë lugë-lugë, derisa brumi të lidhet.
  2. E ndajmë brumin në dy pjesë dhe hapim njërën në formë rrethore, pak më të madhe se tava.
  3. E vendosim petën në tavën e palyer, duke e përshtatur edhe në anët e saj.
  4. Përgatisim mollët, shtojmë të gjithë përbërësit e mbushjes dhe i përziejmë.
  5. Hedhim mbushjen mbi petën e parë, hapim petën mbuluese dhe mbyllim anët. Në furrën e parangrohur në 220 gradë, mbulojmë anët me letër alumini dhe e pjekim për 10 minuta.
  6. Ulim temperaturën në 180 gradë, heqim letrën e aluminit dhe e pjekim edhe 35-40 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht.
  7. I hedhim sheqer pluhur sipër.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.