Kek / Luleshtrydhe / Torta / Ëmbëlsira

Cheesecake pa pjekje sipas Rudinës

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS
Kuti Krem Qumeshti

Përbërës

2 kuti krem qumështi nga 200 ml
Qumësht

Qumësht

1 kuti e vogël qumësht i kondesuar (4 lugë të mëdha)
Krem djathi

Krem djathi

200 gr krem djathi
Gjalp

Gjalp

100 gr gjalp
Biskota Dixhestive Ndoshta

Përbërës

1 pako biskota dixhestive (ndoshta dhe ¼ e pakos së dytë)
Fruta pylli

Fruta pylli

Reçel me fruta pylli ose luleshtrydhe
Limon

Limon

1 kokërr limoni
Kanellë

Kanellë

Kanellë dhe 2 lugë krem uiski

Blog-u im duhet të ishte mbushur me receta të Rudinës, kjo nëse unë do e kisha hapur blog-un 2 vjet më parë. Këtë vit Rudina ka qenë e zënë me rritjen e binjakëve që ka sjellë në jetë dhe që kanë sjellë shumë gëzim dhe në jetën time.

Rudina ose Rudi i Orges :) është nusja e djalit të tezes time, por që me kalimin e viteve mua më duket sikur Rudi është goca e tezes time :) ose motra që do doja të kisha. Për ata që na njohin unë me Rudin jemi gjithë kohës në diskutime që rrallë bien në dakordësime :), por që kjo është mënyra sesi ne funksionojmë dhe i dhurojmë dashuri njëra tjetrës :). Rudi e ka shumë pasion gatimin dhe kur e ndan mendjen mund të bëj dhe gatime shumë komplekse. Ndaj një recetë e sugjeruar nga Rudi për versionin e të famshmit kekë me djathë, por pa pjekje do kishte vëmendjen time.

Përbërësi pak i sikletshëm për tu gjetur në këtë recetë është kremi i qumështit ose pana jo e ëmbël, që mua ma ka sjellë Rudi nga Saranda. Kohët e fundit që vendosa të bëj këtë recetë kremin e qumështit e kam parë dhe në frigoriferët e Conad, në një shishe pak më të vogël se ato të dhallës. Unë do sugjeroja që ky cheesecake të mbahet në pjesën e akullit në frigorifer dhe të lihet disa minuta jashtë përpara se të serviret. Është sikur ha akullore me fruta pylli, perfekte për nxehtësinë e këtyre ditëve.

Përbërësit:

2 kuti krem qumështi nga 200 ml

1 kuti e vogël qumësht i kondesuar (4 lugë të mëdha)

200 gr krem djathi

100 gr gjalp

1 pako biskota dixhestive (ndoshta dhe ¼ e pakos së dytë)

Reçel me fruta pylli ose luleshtrydhe

1 kokërr limoni

Kanellë dhe 2 lugë krem uiski (opsionale)

Përgatitja:

Si gjithmonë në përgatitjen e cheesecake, hapi i parë është bluarja e biskotave. Bluajmë biskotat, shtojmë mbi to gjalpin e tretur, kanellë dhe 2 lugë krem uiski (opsionale). Trazojmë përbërjen dhe e shtrojmë atë në tavën e kekut. E fusim masën në frigorifer për 30 minuta. (për të fituar kohë e fusim në akull që biskotat me gjalpin të krijojnë shtresën krokante më shpejt)

Fillojmë të rrahim kremin e qumështit, me shpejtësi minimale. Kur masa fillon të fryhet dhe dyfishohet ndaloni. Tregoni shumë kujdes se një miksim i tepërt mund të prishë kremin e fresket e ta bëj gjalp :) (siç më ndodhi mua në tentativën e parë)

Lugë lugë shtojmë qumështin e kondesuar duke e trazuar lehtësisht me lugë. Mua nuk mu deshën më shumë se 3-4 lugë (gjelle) për të arritur ëmbëlsirën e dëshiruar. Por ju mund ta shtoni të gjithë kutizën e vogël të qumështit.

Me një rende grijmë lëkurën e një limoni. Hedhim kremin e djathit dhe me rrahësen elektrike rrahim për 2-3 minuta derisa djathi të lidhet me kremin e qumështit.

Në këtë moment sipas dëshirës mund të shtojmë lëngun e gjysëm limoni. Unë ja shtova se kështu më tha Rudina ime :).

Nxjerrim tavën ku kemi shtruar biskotat dhe hedhim kremin sipër. E fusim tavën përsëri në akull dhe e lëmë për 1-2 orë derisa masa të forcohet. Shtojmë reçelin sipër. Unë përdora reçelin e luleshtrydhes që kam bërë vet kur ishte sezoni i tyre.

Cheesecake është gati, më shpejt në kohë se cheesecake me pjekje. Më besoni kur ju them që shija ishte si akullore e vërtetë. Servireni gjithmonë disa minuta më vonë pasi e keni nxjerrë nga akulli, në mënyrë që ta prisni kollaj. Ju bëftë mirë.

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Bluajmë biskotat, shtojmë gjalpin e tretur, kanellë dhe sipas dëshirës 2 lugë krem uiski. E trazojmë, e shtrojmë në tavën e kekut dhe e fusim në frigorifer për 30 minuta; për ta shpejtuar mund ta vendosim në akull.
  2. Rrahim kremin e qumështit me shpejtësi minimale dhe ndalojmë sapo masa të fryhet e të dyfishohet, që të mos kthehet në gjalpë.
  3. Shtojmë qumështin e kondensuar lugë-lugë, duke e trazuar lehtë me lugë. Përdorim 3-4 lugë ose, sipas ëmbëlsisë së dëshiruar, gjithë kutinë e vogël.
  4. Grijmë lëkurën e 1 limoni, shtojmë kremin e djathit dhe e rrahim me rrahësen elektrike për 2-3 minuta, derisa të lidhet me kremin e qumështit. Sipas dëshirës shtojmë lëngun e gjysmës së limonit.
  5. E hedhim kremin mbi bazën dhe e vendosim sërish në akull për 1-2 orë, derisa të forcohet. Pastaj shtojmë reçelin sipër.
  6. E servirim disa minuta pasi e kemi nxjerrë nga akulli, që të pritet më lehtë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.