Perime / Receta me mish / Recetat e Mami Likës

Gjellë me presh sipas mami Likës.

Nga Valbona
Gjellë me presh sipas mami Likës.
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

9 PËRBËRËS
Presh

Presh

1,5 kg presh
Mish Gice Tule

Përbërës

500 gr mish gice (tule)
Qepë

Qepë

2 qepë mesatare
Gjethe Dafine

Përbërës

2-3 gjethe dafinë
Piper

Piper

Piper i kuq kokërr (edhe i zi bën punë)
Salcë

Salcë

1 lugë çaji salcë speci
Salcë

Salcë

1 lugë çaji salcë domate
Spec i kuq

Spec i kuq

½ lugë spec i kuq pluhur
Vaj

Vaj

1 filxhan kafe vaj për gatim
Ndjesë për postimin e vonë të këtij gatimit se na iku fare dhe sezoni i preshit, por më duhet ta postoj në recetat e familjes gjellën me presh, e preferuar në gjithë familjen tonë. Nga çunat Henri është ai që e ha më shumë, por dhe Luis e mbaron pjatën.
Ajo që kam dëgjuar gjithmonë nga mami Lika sa herë gatuan gjellën me presh është: 1. Prerja e copave të preshit pak të mëdha jo të vogla dhe 2. Të ruhet forma e preshit në kubikë pa u bërë fije fije brenda gjellës :).
Ndaj mënyra e mami Likës këtë synon të servirë gjellë me presh jo vetëm të shijshme, por padyshim dhe të rregullt. Recetën përveçse me foto këtu në blog, do e gjeni dhe në llogarinë e Bonbon Taste në Instagram (https://www.instagram.com/bonbon_taste/?hl=entek highlights me të njëjtin emër, meqë aty kam dhe video të përgatitjes së kësaj recete.

Përbërësit:
1,5 kg presh
500 gr mish gice (tule)
2 qepë mesatare
2-3 gjethe dafinë
Piper i kuq kokërr (edhe i zi bën punë)
1 lugë çaji salcë speci
1 lugë çaji salcë domate
½ lugë spec i kuq pluhur
1 filxhan kafe vaj për gatim



Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë preshin nga bishtat, e lajmë dhe e presim në copa si në foto. Në tenxhere me presion vendosim qepën dhe mishin dhe i lëmë të kaurdisen derisa qepa fillon e tretet (karamelizohet). Në këtë moment shtojmë dy salcat, specin e kuq dhe piperin.
Trazojmë dhe shtojmë ujë derisa të mbulojmë mishin. E mbyllim tenxheren me presion dhe e lëmë mishin të gatuhet për 30 minuta.
Këshillë: Mishin e vendosim të ziejë pa preshin për 30 minuta meqë mishi kërkon më shumë kohë të zbutet sesa preshi. Në këtë mënyrë kur të shtojmë preshin, tenxherja me presion do rri në zjarr për kohën e nevojshme sa të zbutet preshi, duke plotësuar kështu dhe kohën shtesë të zjerjes përfundimtare të mishit.


Pas 30 minutash, hapim tenxherën dhe shtojmë preshin me gjithë gjethet e dafinës pa i shtuar më ujë. E lëmë preshin të “vritet” në këtë mënyrë, për 10 apo 15 minuta dhe do shohim se preshi do ulë vëllimin e vet, duke u “zhytyr” i tëri në lëngun e gjellës. Rregullojmë gjellën me kripë, trazojmë me kujdes dhe mbyllim tenxheren me presion duke e zjerë dhe për 30 minuta të tjera mishin dhe preshin bashkë. (Mos shtoni ujë ju lutem dhe mos e trazoni shpesh në këtë fazë. Gjithashtu më duhet t’ju them që kjo teknikë gatimi vlen për amvisat që përdorin tenxhere me presion gjatë gatimit të gjellëve me mish)





Pamja përfundimtare e gjellës është kjo. Servireni gjellën me presh me një sallatë të dashur ullinj, presh, limon dhe shijoni këtë pjatë të traditës shqiptare. Ju bëftë mirë.



  






Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.