Recetat e Mami Likës / Ëmbëlsira

Hallvë sipas mami Likës

Nga Valbona
Hallvë sipas mami Likës
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

6 PËRBËRËS
Miell

Miell

250 gr miell
Vaj

Vaj

80 gr vaj vegjetal
Sheqer

Sheqer

100 gr sheqer
Arra

Arra

Arra të grira
Gjalp

Gjalp

2 lugë gjalp
Uje

Uje

300 ml ujë të ftohtë
Hallva është një ëmbëlsirë që e gatuajmë gjatë netëve të mira, siç i quajnë myslimanët dhe që mua më qëllon ta provojë sa herë që mikeshat e mia e gatuajnë. Unë nuk e bëj shpesh në shtëpi, por netëve të dimrit qëllon që kemi neps për aromat e mira që mbushet shtëpia gjatë gatimit të hallvës. Meqë mami Lika është në shtëpi, i bëmë një kërkesë për hallvë, ëmbëlsirë që ruan shijen për disa ditë.

Përbërësit
250 gr miell
80 gr vaj vegjetal
100 gr sheqer
Arra të grira
2 lugë gjalp
300 ml ujë të ftohtë
Përgatitja
Skuqim miellin në vaj, duke e trazuar pa ndërprerje derisa të marrë ngjyrë të artë.

 Shtojmë sheqerin, gjalpin, trazojmë.
Shtojmë ujin dhe trazojmë menjëherë. Hedhim arrat dhe përziejmë për disa minuta derisa masa të piqet pak në tigan.

 Hapim lugë lugë mbi një pjatancë. Ju bëftë mirë.



Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.