Peshk

Karkaleca sipas Ledinës

Nga Valbona
Karkaleca sipas Ledinës
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS

Përbërësit Për 4 Persona

Karkaleca

Karkaleca

1/2 kg karkaleca të mëdhenj
Vere Bardhe

Përbërës

1 gotë verë e bardhë
Thelpinj hudhër

Thelpinj hudhër

2 - 3 thelpinj hudhër
Salcë

Salcë

1 lugë gjelle salcë soja
Caji Pluhur Curry

Përbërës

1/2 lugë çaji pluhur curry
Djathë

Djathë

70 gr djath philadelphia
Piper

Piper

Piper i kuq
Vaj ulliri

Vaj ulliri

2-3 lugë vaj ulliri
 Kur vjen puna tek recetat me fruta deti pranoj që nuk jam shumë eksperte, ndaj dhe nuk i kam të shpeshta, por shoqet si Ledina nuk të lënë në baltë. Me Ledinën jemi shoqe prej shumë vitesh dhe ajo që na ka bashkuar ka qenë pikërisht ushqimi :).
Ledina është nënë e tre fëmijëve dhe megjithëse drejton biznesin e saj familjar, thuaj gjithë vaktet në shtëpi i gatuan ajo. Tani që ka inaguruar dhe kuzhinën e saj të re, për të cilën Ledina e di që jam pak xheloze :), talenti i saj në kuzhinë ka shpërthyer fort :).
Ledina është vajzë Vlore dhe nuk mund ta prezantoja më mirë sesa me një recetë me produkte deti. Recetën do e emërtoj me emrin e saj, pasi është recetë e krijuar nga vet Ledina dhe bashkëshorti i saj :). 
Karkalecat sipas Ledinës serviren si një pjatë në mes të tavolinës ku secili mund të ngjyejë bukë në lëngun aq të shijshëm. Nëse karkalecat i keni të pastruar, ky gatim është gati në më pak se 15 minuta, ndaj i gatuani pak para se të uleni në tavolinë.

Përbërësit për 4 persona:
1/2 kg karkaleca të mëdhenj
1 gotë verë e bardhë
2 - 3 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle salcë soja
1/2 lugë çaji pluhur curry
70 gr djath philadelphia
Fara kopre (fennel seeds) opsionale
Piper i kuq
2-3 lugë vaj ulliri      
 Përgatitja:
Fillojmë me pastrimin e karkalecave si në foto. Fillimisht heqim kokën, pastrojme trupin nga lëvorja, ndajmë karkalecin me majën e thikës lehtësisht përgjatë gjithë gjatësisë dhe nxjerrim si në foto një kordon të hollë të zi.






 I lajmë karkalecat. Vendosim tiganin me vaj ulliri në zjarr. Kur vaji të nxehet hedhim karkalecat dhe i skuqim nga 1 minutë në të dy krahët derisa të marrin ngjyrën rozë.

 Shtojmë salcën soja, e lëmë ndonjë minuta sa salca të shterojë, shtojmë verën, hudhrën, farat e koprës (që kanë si aromë Uzo kur e kafshon), curry-n, piper të kuq dhe e lëmë në zjarr për rreth 4-5 minuta sa vera të avullojë alkolin. Fikim zjarrin, shtojmë kremin e djathit dhe pjata është gati.
Shënim: Nëse e keni vënë re, nuk e kam përmendur fare kripën tek përbërësit. Kjo sepse ky gatim nuk ka nevojë për kripë. Vet salca e sojës dhe vera e bardhë eleminojnë nevojën për t'i shtuar kripë. Gjithsesi, sipas shijes tuaj mund të shtoni kripë nëse dëshironi, por në fund të gatimit, para se të shtoni kremin e djathit.


Servireni menjëherë të ngrohtë me copa buke :). Ju bëftë mirë.






Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.