Featured / Home / Kek / Torta / Ëmbëlsira

Kek Festiv

Nga Valbona
Kek Festiv
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

13 PËRBËRËS

Përbërësit Për Buttermilk

Qumësht

Qumësht

1 filxhan çaji qumësht ose 200 ml
Lugë Limoni

Lugë Limoni

1-2 lugë gjelle lëng limoni

Përbërësit Për Brumin

Miell

Miell

250 gr miell
Sheqer

Sheqer

250 gr sheqer
Gjalp

Gjalp

100 gr gjalp në temperaturë ambjenti
Vezë

Vezë

3 kokrra vezë
Limon

Limon

Lëkura e dy kokrrave limoni
Limon

Limon

Lëngu i ½ kokrre limoni
Caji Pluhur Pjekes

Përbërës

1 lugë çaji pluhur pjekës
Sodë buke

Sodë buke

½ lugë çaji sodë buke
Kripë

Kripë

½ luge çaji kripë

Përbërësit Për Kremin Mbi Kek

Mascarpone

Mascarpone

3-4 lugë gjelle mascarpone ose 120 gr
Lugë Limoni

Lugë Limoni

½ kokërr lëng limoni

E dyzuar shumë që këtë Pashkë t’ju sillja një gatim ndryshe, jo një gatim tradicional të festës fetare, por një recetë festive, përgjigja dhe zgjedhja perfekte për festën më të dashur në familjen tonë pas Krishtlindjeve, më erdhi dje, ku shoqja dhe kolegia ime Nikoleta na solli tortë nga ditëlindja e djalit. Torta ishte e përgatitur nga vet Niki, siç i thërras unë dhe ishte vërtet një surprizë, jo vetëm dekorimi, fotot e të cilave do ja u tregoj, por edhe shija.
Një kek shumë i butë, mjaft aromatik që e meriton emrin Kek Festiv. Unë jo vetëm që do e përgatis për pashkë, por do e konsideroj ta bëj gjithmonë në raste festash.
Keku ka përbërës shumë bazik, përveç “buttermilk” “qumësht i thartuar”, që nuk gjendet në supermarketet tona, por që mund ta zëvendësojmë kollaj në kushte shtëpie. Unë zgjodha ta bëj “buttermilk” me një filxhan qumësht dhe 1-2 lugë lëng limoni, meqë keku ynë festiv është i gjithi aromë limoni 🤗. Buttermilk ndihmon në krijimin e një strukture shumë të shkrifët dhe “moisture” “të butë” të kekut, ndaj mund ta përdorni shpesh në vend të kosit apo qumështit dhe kur bëni kek të zakonshëm.

Përbërësit për buttermilk:
1 filxhan çaji qumësht ose 200 ml
1-2 lugë gjelle lëng limoni

Përbërësit për brumin:
250 gr miell
250 gr sheqer
100 gr gjalp në temperaturë ambjenti
3 kokrra vezë
Lëkura e dy kokrrave limoni
Lëngu i ½ kokrre limoni
1 lugë çaji pluhur pjekës
½ lugë çaji sodë buke
½ luge çaji kripë

Përbërësit për kremin mbi kek:
3-4 lugë gjelle mascarpone ose 120 gr
½ kokërr lëng limoni
Sheqer pluhur
Përgatitja:
Përgatisim buttermilk. Në një gotë shtojmë qumështin, lëngun e limonit dhe e trazojmë. E lëmë në qetësi për 10 minuta. Buttermilk është gati.
Në një tas bashkojmë përbërësit e thatë dmth miellin, kripën, dy llojet e sodave dhe lëmë mënjanë.
Në tasin tjetër fillojmë të rrahim gjalpin dhe sheqerin për 5 minuta, më pas shtojmë vezët (mundësisht të jenë fshati) një nga një, duke mos e ndërprerë rrahjen gjatë kësaj kohe.



Shtojmë një pjesë të miellit dhe një pjesë të buttermilk në tasin më lart dhe vazhdojmë përziejmë më rrahësin elektrik derisa të mbaroj gjithë mielli dhe buttermilk. Mos harroni të shtoni lëkurat dhe lëngun e limonit.



E hedhim masën e kekut në nje tepsi ku kemi vendosur letrën e pjekjes, të cilën jo si zakonisht do e lyeni me pak vaj dhe do pluhurosni pak miell, përpara se të hidhni masën e kekut.



E pjekim kekun në 180 gradë për 35 minuta ose derisa me provën e kullimit të kekut të shohim që maja e thikës del e pastër.
E lëmë kekun të ftohet tërësisht përpara se të hedhim mbi të kremin të cilin e përgatisim si vijon.

Në një tas shtojmë mascarpone, lëng limoni dhe sheqer pluhur në sasine që ju e dëshironi kremin e ëmbël. Hidheni kremin mbi sipërfaqen e kekut dhe dekoroni siç kam bërë unë më këto zbukurime të ngrënshme që i bleva tek Neranxi, pasi tek Conad ishin mbaruar 🙂.


Ju bëftë mirë dhe GËZUAR PASHKËT!!! ❤












Fotot më poshtë janë fotot e Nikit, nga ditëlindja e djalit, si dhe copa që hëngra unë në punë :). 

Ja dhe torta ime që ja u solla shoqeve në punë :)


Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.