Mollë / Ëmbëlsira

Kek i përmbysur me mollë

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

11 PËRBËRËS

Përbërësit

Miell

Miell

1 e ½ kupë me miell
Sheqer

Sheqer

1/3 kupë me sheqer
Vezë

Vezë

2 vezë
Vaj

Vaj

1/3 kupë vaj
Qumësht

Qumësht

1/3 kupë qumësht
Sodë buke

Sodë buke

1 pako pluhur pjekës
Mollë

Mollë

3 kokrra mollë jeshile
Vanilje

Vanilje

Vanilje
Kanellë

Kanellë

Kanellë

Për Karamelin

Gjalp

Gjalp

4 lugë gjelle gjalp brumë
Sheqer

Sheqer

1 kupë sheqer

Kam provuar disa receta të kekut të përmbysur me mollë, por kjo që do ju prezantoj sot është receta më e mirë që kam tentuar. Është e lehtë në përgatitje, ka përbërës që na gjenden të gjithëve në shtëpi dhe teknikë gatimi për fillestarët :). Meqë ëmbëlsirat me mollë, vazhdojnë të jenë më të preferuarat e gjysmës time, tek etiketa “Mollë” do gjeni shpesh receta. Molla me kanellë apo erëza të tjera mbetet gjithmonë IN në shtëpinë tonë. Nëse do ju gjendet dhe pak akullore me vanilje në shtëpi, kjo recetë do ju lëj pa mend :). Unë nuk kisha akullore, por më gjendej një pana e ëmbël që e zëvendësoi disi akulloren :).

Përbërësit

1 e ½ kupë me miell

1/3 kupë me sheqer

2 vezë

1/3 kupë vaj

1/3 kupë qumësht

1 pako pluhur pjekës

3 kokrra mollë jeshile

Vanilje

Kanellë

Për karamelin

4 lugë gjelle gjalp brumë

1 kupë sheqer

Përgatitja

Shpërndajmë gjalp në tepsinë që do pjekim kekun.

Në një tenxhere hedhim gjalpin për përgatitjen e karamelit dhe e lëmë të shkrijë në temperaturë mesatare. Shtojmë sheqerin dhe trazojmë sa sheqeri të njomet i tëri nga gjalpi. Nuk trazojmë me derisa masa të karamelizohet. Herë pas herë bëni rrotullime të enës së gatimit, në mënyrë që masa të karamelizohet njëtrajtësisht. Kjo proçedurë nuk zgjat më shumë se 5 minuta. Karamelin e hedhim menjëherë në tepsinë që kemi lyer me gjalpë.

Qërrojmë mollët dhe presim në feta, të cilat i shtrojmë mbi karamelin. Hedhim kanellë sipër mollëve.

Në një tas përgatisim masën e kekut, ku hedhim të gjithë përbërësit njëherësh dhe më 3 rrotullime masa e kekut është gati :). Përhapim mbi mollë. Kupa në foto është kupa që do i referoheni për përmasat.

Pjekim në 180 gradë, në mes të furrës për 25 minuta ose derisa një majë thikë të dalë e pastër. Nxjerrim tavën nga furra. I vendosim pjatancën ku do e kthejmë përmbys sipër dhe kthejmë menjëherë.

Dhe ja ku është, e bukur sa më nuk bëhet :). Nëse keni akullore servireni menjëherë ashtu të ngrohtë. Ju bëftë mirë.

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Shpërndajmë gjalpë në tavën ku do të pjekim kekun.
  2. Shkrijmë gjalpin e karamelit në temperaturë mesatare, shtojmë sheqerin dhe trazojmë vetëm sa të njomet. Pastaj nuk e trazojmë më; rrotullojmë herë pas here enën që të karamelizohet njëtrajtshëm, për jo më shumë se 5 minuta. E hedhim menjëherë në tavë.
  3. Qërojmë mollët, i presim në feta, i shtrojmë mbi karamel dhe u hedhim kanellë sipër.
  4. Në një tas hedhim të gjithë përbërësit e brumit njëherësh, i përziejmë dhe e përhapim masën mbi mollë.
  5. E pjekim në 180 gradë, në mes të furrës, për 25 minuta ose derisa maja e thikës të dalë e pastër.
  6. E nxjerrim nga furra, vendosim sipër pjatancën e servirjes dhe e kthejmë menjëherë përmbys. Nëse kemi akullore, e servirim menjëherë të ngrohtë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.