Featured / Kek / Torta / Ëmbëlsira

Kek me miell misri dhe portokall

Nga Valbona
Kek me miell misri dhe portokall
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

9 PËRBËRËS

Përbërësit (8 Racione)

Vaj ulliri

Vaj ulliri

Gjysmë filxhan çaji vaj ulliri (mund ta shtoni pak dhe me vaj luledielli /misri)
Vezë

Vezë

2 vezë
Sheqer

Sheqer

¾ filxhan çaji sheqer
Portokall

Portokall

Lëngu dhe lëkura e 1 kokër portokalli
Miell

Miell

1 e një çerek filxhan çaji miell gruri për çdo përdorim
Miell

Miell

Gjysëm filxhan çaji miell misri
Pluhur Pjekje

Përbërës

1 bustinë pluhur për pjekje
Kripë

Kripë

½ luge çaji kripë
Vanilje

Vanilje

Vanilje
Me plot gojën të paktën për shijet e familjes time, ky është një kek për shpirtin. I thjeshtë, i shijshëm, i butë, aromatik sa më s’ka. Kreditet për këtë recetë i shkojnë koleges time në punë dhe në pasion Esmeraldës. Esi, ka faqen e saj në facebook dhe Instagram (kliko këtu), ku poston recetat që ajo gatuan. Çdo gatim apo recetë që kam provuar nga “Si shjon” ka qenë super dhe patjetër për t’u ribërë. Për të gatuar këtë recetë siç duhet, ju nevojitet të dilni nga shtëpia dhe të blini një tepsi që nuk ngjit me diametër 20 – 22 cm dhe një miell misri pak ndryshe nga ai që blejmë gjithmonë. Miellin e gjeni tek Neranxi, kushton 90 Lek (500gr). 

Ky kek kërkon patjetër këtë lloj miell misri i cili është i verdhë dhe shumë i imët. Nëse përdorni miell tjetër misri, nuk jap dot garanci në cilësinë e pjekjes apo përbërjes së kekut pas pjekjes. Përbërësit e tjerë i  keni në shtëpi, e sigurtë :). Përdorni të njëjtin filxhan çaji si masë për të gjithë përbërësit.
Përbërësit (8 racione):
  • Gjysmë filxhan çaji vaj ulliri (mund ta shtoni pak dhe me vaj luledielli /misri)
  • 2 vezë
  • ¾ filxhan çaji sheqer
  • Lëngu dhe lëkura e 1 kokër portokalli
  • 1 e një çerek filxhan çaji miell gruri për çdo përdorim
  • Gjysëm filxhan çaji miell misri
  • 1 bustinë pluhur për pjekje
  • ½ luge çaji kripë
  • Vanilje
Përgatitja:
Në një tas shtojmë përbërësit një nga një. Fillojmë me grirjen e lëkurës së portokallit dhe më pas I shtrydhim lëngun. Hedhim vajin, vezët, 2 llojet e miellit, pluhurin pjekës, kripën, vaniljen dhe trazojmë me rrahësen manuale, jo më shumë se 2 minuta. Masa e kekut është gati.
Lyejmë me vaj një tepsi që nuk ngjit me diametër 20-22 cm. Nëse nuk e keni këtë tepsi në shtëpi mund të vendosim në tavë letër për pjekje, të cilën gjithashtu e lyejmë përsipër me pak vaj që keku të dalë kollaj pas pjekjes. E hedhim në tepsi dhe e pjekim për 30-35 minuta në 160 gradë




Për të siguruar pjekjen e mirë të ëmbëlsirës, e provojmë duke futur një kruajtëse dhëmbësh ose një majë thike në kek. Nëse del e pastër, keku është pjekur dhe kulluar siç duhet. E lemë të ftohet në tepsi dhe më pas e kthejmë përmbys mbi pjatancën e servirjes. E spërkatim me sheqer pluhur dhe zbukurojmë me fruta sipas dëshirës.








Unë ja u gatova miqve të mi ditën e shtunë. Darka ishte me sushi dhe ca gatime të tjera të lehta :). Më poshtë keni dhe disa foto nga tavolina e asaj mbrëmje. Ju bëftë mirë.









Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.