Kek / Ëmbëlsira

Kek me shërbet sipas Dolës

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS

Përbërësit

Vezë

Vezë

3 vezë fshati
Gjalp

Gjalp

3 filxhanë kafe gjalp i tretur
Sheqer

Sheqer

3 filxhan kafe sheqer
Kafe Arre Ne

Përbërës

3 filxhan kafe arrë në copa
Miell

Miell

6 filxhan kafe miell
Sodë buke

Sodë buke

1 lugë çaji sodë për pjekje

Për Shërbetin

Sheqer

Sheqer

250 gr sheqer
Uje

Uje

400 ml ujë

Këtë recetë Dola e Kuzhina e Shtëpisë time e ka quajtur “treshe” sepse përbërësit bazë janë në masa 3-she. Po ta emërtoja kështu do ishte i “pagjetshëm” në google 😍. Ndaj e emërtova me emrin që do e kërkonim të gjithë si një recetë tradicionale, që nuk i ka munguar tavolinave tona.

Recetën e Dolës e kisha ruajtur prej kohësh, por momenti erdhi fundjavën e kaluar, kur në shtëpi na erdhi nipi i Bledit, i cili jeton në Itali.

Loreni (nipi) i ka shumë qejf ëmbëlsirat me shërbet dhe llokumet shqiptare. Meqë do rrinte shumë shkurt, do e kënaqnim patjetër me shijet e tij të preferuar, sidomos kur pritshmëria e një nuse daje blogere ushqimi është e lart 🤗.

Treshe, është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë, me përbërës që na gjenden në shtëpi në thuajse në çdo moment dhe që nuk dështon as në pjekje as në shije. Me gjalp, vezë dhe sheqer çdo ëmbëlsirë do ishte WOW 😋.

Përbërësit:

3 vezë fshati

3 filxhanë kafe gjalp i tretur

3 filxhan kafe sheqer

3 filxhan kafe arrë në copa

6 filxhan kafe miell

1 lugë çaji sodë për pjekje

Për shërbetin:

250 gr sheqer

400 ml ujë

Përgatitja:

Rrahim gjalpin e tretur me sheqerin për disa minuta me rrahës elektrik. Shtojmë vezët një nga një. Më pas miellin dhe sodën për pjekje, por këtu trazojeni masën me lugë silikoni sepse masa del pak më e forte se një kek normal (referohu fotos). Shtojmë arrat dhe shtrojmë masën e kekut në një tave që e kemi lyer më parë me gjalpë.

Pjekim në 180 gradë, për 30 minuta ose derisa prova e thikës të dalë e pastër. E lëmë kekun të ftohet tërësisht dhe fillojmë përgatisim shërbetin. Kur shërbeti merr valë, e lëmë të ziejë atë 14 minuta nga pika e vlimit. E lini shërbetin në qetësi 5 minuta dhe më pas shtojeni atë tek keku i ftohur të cilin e keni prerë në copa. Unë ja shërbëva nipçes menjëherë (ky kek e thith shërbetin në moment) pasi hodha shërbetin e ngrohtë me akullore….mmmm super e shijshme.

Në mungesë të akullores shërbejeni me luleshtrydhe të freskët ose thjesht. Ju bëftë mirë. Ju Dua! ❤🤗

Shikoni si e ka thithur të gjithë shërbetin. Unë preferoj të bëj pak shërbet, që keku mos të notojë në të.

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Rrahim gjalpin e tretur me sheqerin për disa minuta dhe shtojmë vezët një nga një. Shtojmë miellin dhe sodën dhe e trazojmë me lugë silikoni, sepse masa është më e fortë se një kek normal.
  2. Shtojmë arrat, e shtrojmë masën në tavë të lyer me gjalpë dhe e pjekim në 180 gradë për 30 minuta ose derisa thika të dalë e pastër.
  3. E lëmë kekun të ftohet plotësisht dhe e presim në copa.
  4. Ziejmë shërbetin për 14 minuta nga pika e vlimit dhe e lëmë të pushojë 5 minuta.
  5. Shërbetin e ngrohtë e hedhim mbi kekun e ftohur. E servirim menjëherë me akullore ose, në mungesë të saj, me luleshtrydhe të freskëta apo pa shoqërim.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.