BonBon / Cupcake / Ëmbëlsira

Kekë të vegjël me boronicë

Nga Valbona
Kekë të vegjël me boronicë
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

11 PËRBËRËS
Miell

Miell

1 kupë miell i thjeshtë
Miell

Miell

½ kupë miell integral
Miell

Miell

½ kupë miell polenta
Miell

Miell

1 e ½ kupë miell sheqer kaf
Vezë

Vezë

3 kokrra vezë
Gjalp

Gjalp

100 gram gjalpë
Qumësht

Qumësht

1 kupë qumësht
Lugë Limoni

Lugë Limoni

1 lugë gjelle lëng limoni
Kripë

Kripë

1 majë lugë kripë
Sodë buke

Sodë buke

1 bustinë sodë për pjekje
Boronice

Përbërës

200 gr boronicë

Sikur ju mërzita me luleshtrydhet dhe thashë të kaloja pak nga boronica meqë Luis i pëlqen shumë të gjitha llojet e frutave të pyllit, por sidomos këtë të fundit. Receta është nga ato “mini” shpikjet e momentit #Bonbon, por e ndieja që nuk do dështoja me dy nga përbërësit që i shtova recetës time. Miell polenta dhe “buttermilk”. Buttermilk është një produkt bulmeti që nuk gjendet në asnjë nga frigoriferët e supermarketeve tona, por që përgatitet shumë kollaj me produkte zëvendësuese. Buttermilk është një përbërës kyç në shumë receta tortash, kekë të vegjël, kekë tigani etj,. Buttermilk në sytë e mi është sikur sapo të është prishur qumështi i zierë 😀dhe në kushtë shtëpie kërkon vetëm qumësht & lëng limoni.
Kekët e vegjël me boronicë qëlloi që mi provuan shumë miq Ana, Bona, Iliri me Ogertën dhe të gjithë i shijuan, ndaj “give it a try”, tentoni t’i bëni dhe ju se fëmijët do kënaqen shumë.

Përbërësit:
1 kupë miell i thjeshtë
½ kupë miell integral
½ kupë miell polenta
1 e ½ kupë miell sheqer kaf
3 kokrra vezë
100 gram gjalpë
1 kupë qumësht
1 lugë gjelle lëng limoni
1 majë lugë kripë
1 bustinë sodë për pjekje
200 gr boronicë

Përgatitja:
Gjithmonë mbani parasysh të ruani të njëjtën masë kupe sa herë e përmend në masat e përbërësve. Fillimisht bëni gati “buttermilk”. Në kupën me qumësht shtoni lugën e limonit, trazoni dhe lëreni për 2 minuta në qetësi. Masa është gati.
Në një tas qelqi shkrini gjalpin në mikrovalë, shtoni sheqerin dhe filloni të rrihni duke hedhur vezët një nga një. Hidhni buttermilk, përzjeni. 3 llojet e miellit një nga një përzieni bashkë me kripën, sodën për pjekje dhe pak vanilje nëse dëshironi.

Masa e kekëve të vegjël është gati. I ndani ato në format e duhura. Boronicat i pluhurosni më parë me një lugë miell (në mënyrë që mos të bien në fund të kekut gjatë pjekjes), më pas i shtoni sipër masave të cupcakes.





I pjekim në 180 gradë, në mes të furrës derisa të marrin ngjyrë të artë. Servirini pasi të jenë ftohur pasi fruta në brendësi të kekut e ruan nxehtësinë për një kohë më të gjatë. Ju bëftë mirë. 







  

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.