BonBon / Cupcake / Çokollatë / Ëmbëlsira

Kekë të vegjël me mascarpone dhe çokollatë

Nga Valbona
Kekë të vegjël me mascarpone dhe çokollatë
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS
Mascarpone

Mascarpone

250 gr maskarpone
Çokollatë

Çokollatë

100 gr çokollatë e zezë
Miell

Miell

100 gr miell
Sheqer kaf

Sheqer kaf

70 gr sheqer kaf
Vaj

Vaj

70 gr vaj vegjetal
Vezë

Vezë

3 kokrra vezë
Baking Powder

Përbërës

1 lugë baking powder
Kripë

Kripë

1 e kapur e vogël gishtash me kripë
I kemi hyrë përdorimit të maskarpones pak si shpesh këto kohë, ndaj le ta mbyllim me “cupcakes” kekët e vegjël që gatova darkën që ishim ftuar tek Ilir B. Për mua çdo lloj recete të kekut të zakonshëm mund ta kthejmë në kekë të vegjël, sa herë që duam të bëjmë figurë të mirë, duam të kënaqim fëmijët që e shijojnë sikur po konsumojnë diçka të veçantë, kur organizoni festa fëmijësh në shtëpi, cupcakes të ëmbël apo të kripur do ju zbukurojnë tavolinën, veçse do ju kërkojë më shumë kohë përgatitja e tyre.
Kur përgatisni cupcakes do ishte mirë të kishit një lugë akulloreje, për të lehtësuar proçesin e mbushjes së formave . Me përmasat e një keku të zakonshëm, mund të nxirrni të paktën 18-20 cupcakes. Kekët e vegjël janë një mënyrë për t’i joshur fëmijët të hanë dhe kekë me fruta apo të kripur me perime, vetëm nga servirja interesante që kanë. Me çunat e mi funksionon 😍.

Përbërësit:
250 gr maskarpone
100 gr çokollatë e zezë
100 gr miell
70 gr sheqer kaf
70 gr vaj vegjetal
3 kokrra vezë
1 lugë baking powder
1 e kapur e vogël gishtash me kripë


Përgatitja

Shkrijmë çokollatën në banjo mari ose i hedhim një lugë ujë brenda enës dhe trazojmë mbi zjar të avashët sa të shkrijë. Shtojmë mascarponen, vajin dhe trazojmë. 


Në një enë rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë përzierjen e çokollatës, miellin, baking powder, kripën dhe trazojmë me rrotullime të lehta.

Me një lugë mbushim masat e cupcakes. Vendosim në furrë për 15-20 minuta në 180 gradë.

Shërbejmë ashtu siç janë të ngrohta, pasi i kemi hedhur sipër sheqer pluhur. Ju bëftë mirë. 







Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.