Brumra / Perime / Torta

Kish (quiche) me presh sipas Ejonës

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

15 PËRBËRËS

Përbërësit Për Krostatën

Gjalp

Gjalp

50 gr gjalp
Vaj ulliri

Vaj ulliri

20 ml vaj ulliri
Kos

Përbërës

50 ml kos
Miell

Miell

250 gr miell
Sodë buke

Sodë buke

¼ lugë çaji pluhur pjekës
Kripë

Kripë

Kripë

Përbërësit Për Mbushjen

Presh

Presh

2-3 trupa të plotë preshi pa bishtat
Vaj ulliri

Vaj ulliri

2 lugë vaj ulliri
Gjalp

Gjalp

1 lugë gjalp
Vezë

Vezë

2 kokrra vezë
Pana

Pana

100 ml pana për gatim
Kripë

Kripë

100 gr gjizë pa kripë
Kripë

Kripë

Kripë
Piper

Piper

pipër
Arrë moskat

Arrë moskat

arrë moskat

Ja dhe këtë recetë të kripur, e më pas do postojmë receta ëmbëlsirash se na ka shkuar mendja. Por nuk rrija dot pa e postuar versionin e kish me presh të Ejonës, e cila është jo vetëm kolegia ime, por siç ja u kam shpjeguar dhe në një postim të disa muajve më parë është dhe një blogere e shkëlqyer gatimi. Nëse preferoni recetat pa mish dhe ëmbëlsira plot stil, blogu Ejonës http://mandarina-yum.com/sq/ është vendi i duhur për t’u drejtuar.

Në stinën e dimrit ku perimet bazë janë preshi, spinaqi dhe lakra unë përpiqem të sjell sa më shumë versione të byrekut me spinaq dhe presh, pasi kjo është mënyra e preferuar e marrjes së këtyre perimeve nga fëmijët e mi. Ndaj dhe receta e Ejonës më tërhoqi menjëherë dhe e kam bërë për herë të parë që ditën që ajo e postoi në blog. Hera e dytë është sot për ju. Nëse herën e parë e gatova recetën fiks sipas Ejonës, herën e dytë bëra ato ndryshimet e stilit Bonbon, që nuk rri dot pa futur hundët në çdo recetë 😜.

Nuk janë ndryshime thelbësorë në shije, do ja u shpjegoj në vijim.

Përbërësit për krostatën:

50 gr gjalp

20 ml vaj ulliri

50 ml kos

250 gr miell

¼ lugë çaji pluhur pjekës

Kripë

Përbërësit për mbushjen:

2-3 trupa të plotë preshi pa bishtat

2 lugë vaj ulliri

1 lugë gjalp

2 kokrra vezë

100 ml pana për gatim

100 gr gjizë pa kripë

Kripë, pipër, arrë moskat

Përgatitja:

Fillojmë me përgatitjen e krostatës së kish. Shtojmë gjalpin e tretur, vajin e ullirit, kosin në një enë. Shtojmë kripën, pluhurin pjekës dhe miellin pjesë pjesë duke e trazuar fillimisht me një lugë druri e më pas me dorë, derisa brumi të mblidhet e t’ju lëjë me duar të pastra. Do përfitoni një brumë shumë të butë dhe sipas këshillave të Ejonës ky brum duhet të rrijë i mbledhur me një qese gatimi në frigorifer për të paktën 30 minuta. Një sekret Bonbon këtu 🤗, unë herën e parë i ndoqa siç dhe ju thashë me përpikmëri këshillat, herën e dytë për të përfituar kohë nuk e futa fare brumin në frigorifer dhe rezultati ishte i njëjtë 🤗.

Ndaj lyejmë këndin e punës me pak miell dhe hapim brumin me një pec në formë rrethore pak më të madh sesa diametri i tavës ku do pjekim kishin. E ç‘pojmë gjithë masën e brumit me pirunë dhe e vendosim brumin për të pjekur në 180 gradë fillimisht për 10-15 minuta.

Ndërkohë që brumin e kemi futur në furrë fillojmë përgatitjen e mbushjes. Pastrojmë preshin. I grijmë dhe i vendosim në një tenxhere gatimi ku kemi shtuar gjalpin dhe vajin. I kaurdisim për disa minuta derisa preshi të ulë vëllimin dhe të fillojë të zbutet. E heqim tenxheren mënjanë dhe e lëmë pak masën të ftohet përpara sesa të hedhim vezët.

Meqë unë kisha në shtëpi pana dhe rikota të hapura, vendosa t’i përdor në vend të 1 gotë qumësht dhe djathit të bardhë që kishte përdorur Ejona. Mund t’ju them që të dyja versionet dalin super të shijshme.

Kur masa e preshit është ftohur pak shtojmë aty vezët, kripën, piperin, arrën moskat, panën dhe gjizën. Masa është gati për tu shtuar tek tava që e kemi lënë në furrë për 15 minuta.

Pjekim në 180 gradë derisa masa të marrë ngjyrë të artë (rreth 35 minuta). E lëmë të ftohet përpara sesa ta servirim. Ju bëftë mirë.

Receta

Hapat e Gatimit

Krostata

  1. Përziejmë gjalpin e tretur, vajin e ullirit dhe kosin; shtojmë kripën, pluhurin pjekës dhe miellin pjesë-pjesë, fillimisht me lugë druri e pastaj me dorë, derisa brumi të mblidhet. E mbështjellim dhe e lëmë në frigorifer të paktën 30 minuta; autorja e provoi edhe pa këtë pushim me të njëjtin rezultat.
  2. E hapim brumin në sipërfaqe me miell, në formë rrethore pak më të madhe se tava, e çpojmë me pirun dhe e pjekim paraprakisht në 180 gradë për 10-15 minuta.

Mbushja dhe pjekja

  1. Ndërkohë pastrojmë e grijmë preshin dhe e kaurdisim me gjalpin e vajin për disa minuta, derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak para vezëve.
  2. Kur preshi të jetë ftohur pak, shtojmë vezët, kripën, piperin, arrën moskat, panën dhe gjizën. Si alternativë mund të përdoren qumësht dhe djathë i bardhë.
  3. E hedhim mbushjen mbi krostatën e pjekur paraprakisht dhe e pjekim në 180 gradë për rreth 35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
  4. E lëmë të ftohet para servirjes.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.