BonBon / Brumra / Krepa / Spinaq

Krepa të mbushur me spinaq

Nga Valbona
Krepa të mbushur me spinaq
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

7 PËRBËRËS

Përbërësit Për Mbushjen

Spinaq

Spinaq

1 tufë spinaq
Kripë

Kripë

350 gr gjiz pa kripë
Mente Fresket

Përbërës

Mente të freskët

Përbërësit Për Kremin

Gjalp

Gjalp

1 lugë gjelle gjalp
Miell

Miell

1 lugë çaji miell
Qumësht

Qumësht

150 ml qumësht (3/4 e gotës)
Pana

Pana

200 ml pana gatimi (1 kuti)
Kam bashkuar një nga ushqimet më të preferuar të fëmijëve, me një nga perimet më të preferuara të mamave :). Këtë recetë që kisha kohë pa e bërë ma kujtoi Rita dhe ja ku shpëtova me një drekë që e ham të gjithë. Sa herë na qëllon ne mamave të gatuajmë 3 tenxhere në një vakt??? Faleminderit Rita :)
Krepat e mbushur vijne si atribut i kanelonë të mbushur, por ku ka ma mirë dhe shëndetshëm se krepat e bërë në shtëpi dhe servirja duket si kanelonë të vërtetë :). Mbushja brenda mund të jetë e shumëllojshme, une më Ritën sot sjellim spinaqin si perime e stinës. Sipër unë kam bërë një krem të bardhë që do ja u shpjegoj më poshtë, ndërsa Rita i ka hedhur djath “Grana” dhe gjalp. Shijoni dy versionet më poshtë:

Për përgatitjen e krepave klikoni mbi link 
http://bonbontaste.blogspot.al/2016/10/krepat-e-bledit.html

Përbërësit për mbushjen
1 tufë spinaq
350 gr gjiz pa kripë
Mente të freskët

Përbërësit për kremin
1 lugë gjelle gjalp
1 lugë çaji miell
150 ml qumësht (3/4 e gotës)
200 ml pana gatimi (1 kuti)

Përgatitja
Fillojmë me krepat. Këtë proçes e mbulon im shoq, ndaj këtu nuk u lodha fare :). Ndërkohë unë u mora me larjen e spinaqit, nuk mund të rrija duarkryq :)). E grijmë spinaqin, e vrasim me duar pasi i hedhim pak kripë. Shtojmë gjizën, menten dhe këndi ynë i punës duhet të jetë pak a shumë kështu:
Fillojmë mbledhim krepat si më poshtë. Me këto masa dolën fiks 18 fije krepa. Dy I hëngrën fëmijët :), të tjerat u mbushën.




I shtrojmë në tavë që nuk ngjit.




Fillojmë përgatisim kremin beshamel me përmasat më lart dhe pasi të jetë gati i hedhim një pako 200ml pana për gatim.
 E shtrojmë kremin sipër.


Pjekim në 200 gradë, në mes të furrës për 35-40 minuta. Ju bëftë mirë.






Ja dhe krepat që mora sot në punë. Photo credit: Bonbon Taste :)
 Më poshtë shijoni dhe foto nga krepat e mbushur që përgatiti Rita. Përpara se ti piqte, Rita i hodhi sipër djath të grirë Grana dhe gjalp të shkrirë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.