Biskota / BonBon / Brumra / Ëmbëlsira

Kulluret BonBon

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

9 PËRBËRËS
Nje Kos

Përbërës

Një gotë kos
Gjalp

Gjalp

½ gotë yndyrë (gjalpë të përzier me vaj)
Sheqer

Sheqer

¾ sheqer i kuq
Sodë buke

Sodë buke

½ lugë çaji sodë buke
Kafe Mjalte

Përbërës

½ filxhan kafe mjaltë
Miell

Miell

600-700 gr miell integral
Kanellë

Kanellë

½ lugë çaji kanellë
Caji Ginger

Përbërës

½ lugë çaji ginger
Caji Cardamom Erez

Përbërës

½ lugë çaji cardamom (erëz e bluar e gjeni tek dyqanet Neranxi)

Receta të cilat unë i përvetësoj dhe i bëj pjesë të rutinës time, ja u zëvendësoj përbërësit apo aromat sipas gustos :). Kulluret e Suelës, recetë që ka një vit që ka hyrë në shtëpinë tonë dhe bëhen kryesisht netëvë të dimrit, po i sjell në versionin Bonbon. Përbërësit e lëngshëm janë të njëjtë, ato që kam ndryshuar janë përbërësit e thatë. Miellin e kam zëvendësuar me miell integral, sheqerin me sheqer të kuq, aromën e portokallit me një miksim aromash krishtlindjeje dhe për një prekje përfundimtare fruta të thata dhe pak mjaltë. Rezultati siç tha Elona, kolegia dhe shoqja ime e punës: “shije e përmbajtur”, nuk pushon dot së ngrëni sepse nuk arrin kurrë nivelin e veljes :).

Përbërësit

Një gotë kos

½ gotë yndyrë (gjalpë të përzier me vaj)

¾ sheqer i kuq

½ lugë çaji sodë buke

½ filxhan kafe mjaltë

600-700 gr miell integral

½ lugë çaji kanellë

½ lugë çaji ginger

½ lugë çaji cardamom (erëz e bluar e gjeni tek dyqanet Neranxi)

Përgatitja

Rrahim me rrahëse yndyrën me sheqerin, deri sa të bëhet një masë homogjene me ngjyrë të bardhë. Shtojmë kosin, miellin dhe mbi të, pa e përzier ende, shtojmë sodën e bukës.

Ndërkohë që pregatis masën më kap syri mjaltin :). Pse mos ti hedhim dhe pak mjalt? Ja hedhim :). Fillojmë ta përziejmë masën me lugë druri, duke hequr dorë nga rrahësja. Hedhim erëzat me radhë dhe miell aq sa brumi të mos ngjisë në duart tona.

Formojmë format e biskotave dhe pse mos ti vendosim dhe nga një kokër lajthi sipër…duhet t’ja shtoj shijen kur e ha ;).

Ja dhe kjo punë mbaroi.

Pjekim në 180 gradë në mes të furrës. I hedhim sheqer pluhur sipas dëshirës. Ju bëftë mire.

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Rrahim yndyrën me sheqerin derisa të bëhet masë homogjene e bardhë. Shtojmë kosin dhe miellin dhe, pa e përzier ende, hedhim sodën sipër.
  2. Shtojmë mjaltin dhe përziejmë me lugë druri. Hedhim erëzat dhe aq miell sa brumi të mos ngjitet në duar.
  3. Formojmë biskotat dhe, sipas dëshirës, vendosim nga një kokërr lajthi sipër.
  4. I pjekim në mes të furrës, në 180 gradë, dhe sipas dëshirës u hedhim sheqer pluhur.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.