Receta me mish

Mish gici me mjaltë dhe konjak

Nga Valbona
Mish gici me mjaltë dhe konjak
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

5 PËRBËRËS
Mish Gici

Përbërës

1 kg mish gici
Hudhër

Hudhër

Erëza (Hudhër pluhur, spec i kuq, piper)
Nje Teke Konjak

Përbërës

Një teke konjak
Mjalt

Mjalt

1 lugë gjelle mjalt
Kripë

Kripë

Kripë
Recetat me mish nuk është se janë shumë të preferuara në kohët e sotme, por janë pjesë e pandarë e kuzhinës tonë. Ndaj herë pas here do postoj dhe receta të tilla. Këtë sugjerim ma dha shoqja ime Joana, e cila me plot gojën mund të them është një master në kuzhinë me eksperiencën e saj disa vjeçare në Amerikë, prejardhjen e bashkëshortit nga Shkodra dhe të mamasë së saj nga Përmeti :).
Shijoni më poshtë recetën me shpjegime dhe foto.

Përbërësit
1 kg mish gici
Erëza (Hudhër pluhur, spec i kuq, piper)
Një teke konjak
1 lugë gjelle mjalt

Kripë
Përgatitja
Përziejmë mishin me erëzat, kripën, konjakun, mjaltin dhe vendosim ne frigorifer për të paktën një orë ose “overnight”. Mbulojeni tasin ku keni hedhur mishin me qese gatimi për të evituar aromat në frigorifer.
Nxirrni nga frigoriferi, futeni në furrë në 220 gradë, të mbuluar me letër alumini për 40 minuta ose derisa mishi të jetë zbutur. Hiqeni letrën e aluminit dhe lëreni për ndonjë 10-15 minuta derisa mishi të marrë ngjyrën krokantë të pjekjes. Shoqërojeni me sallatë ose pure patate. Ju bëftë mirë



Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.