BonBon / Perime / Receta me mish

Musaka me presh

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

17 PËRBËRËS

Përbërësit Për Bazën

Gjelle Buke Grire

Përbërës

2-3 lugë gjellë bukë e grirë (galetë)
Presh

Presh

1,2 kg presh
Qepë

Qepë

2 kokrra qepë
Mish Grire

Përbërës

300 gr mish të grirë
Domate

Domate

1 filxhan kafe pure domate
Piper

Piper

piper
Ginger Pluhur

Përbërës

ginger pluhur
Dafine

Përbërës

dafinë
Arrë moskat

Arrë moskat

arrë moskat
Vaj

Vaj

3-4 lugë vaj, kripë

Përbërësit Për Beshamel

Gjalp

Gjalp

2 lugë gjelle gjalp
Miell

Miell

2 lugë gjelle miell
Qumësht

Qumësht

1 litër qumësht
Kripë

Kripë

Kripë
Arrë moskat

Arrë moskat

arrë moskat
Vezë

Vezë

1 kokërr vezë
Djathë

Djathë

20 gr djath grana i grirë

Kur je një shijuese e ushqimit si unë e përdor shumë herë tingullin “mmmmmm” ose “Wowww, that tastes delish” sa herë shijon diçka qoftë kjo dhe gatim me presh 😍. Këtë muaj e kam përdorur aq shumë herë preshin në gatime sa më “bërtitën” dhe fëmijët; çfarë të ka gjet që gatuan kaq shumë presh. Do më kuptoni kur të rriteni dhe pak ju thashë 🤗. Këtë herë për preshin u bë shkak Adeola, që e kam njohur në instagram dhe që menaxhon faqen e saj me gatime plot ngjyrë e pasion “Kuzhina Shtëpisë Sime”. Adeola kishte postuar një foto të drekës së ditës duke cilësuar “musaka me presh” dhe përbërësit, pa hyrë në detaje të përgatitjes. Por ne mamave aq na duhet, se e ngrejmë vet në këmbë një gatim 😊. Provojeni sa jeni ende në stinën e preshit sepse shija është pak dimërore. Çunat e mi e përlanë, sidomos i vogli që i bën naze qepës, preshit si çdo fëmijë. Unë e gatova për herë të parë dhe nuk do i ndryshoja asgjë kësaj recete dhe kur ta rigatuaj prap.

Përbërësit për bazën:

1,2 kg presh

2 kokrra qepë

300 gr mish të grirë

1 filxhan kafe pure domate

piper, ginger pluhur, dafinë, arrë moskat

3-4 lugë vaj, kripë

2-3 lugë gjellë bukë e grirë (galetë)

Përbërësit për beshamel:

2 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle miell

1 litër qumësht

Kripë, arrë moskat

1 kokërr vezë (opsionale)

20 gr djath grana i grirë

Përgatitja:

Bëhuni gati të vini në zjarr 3 tenxhere. Në njërën do gatuajmë preshin, pasi e kemi pastruar, larë dhe grirë në copa të vogla. Shtojmë 3-4 lugë vaj në tenxhere dhe e lëmë preshin të gatuhet me kapak në zjarr të ulët.

Në tenxheren e dytë grijmë qepën, shtojmë mishin dhe KUJDES: Siç ja u kam theksuar tek receta e lazanjës, po ja u vë përsëri në dukje, kur përgatisni kimë me mish të grirë, mos i shtoni asnjëherë vaj, por gjysëm gote ujë apo më shumë (në varësi të sasisë) sepse vaji i nxehtë e forcon mishin e grirë duke e bërë si “llastik”. Skuqja direkt me ujë e mban mishin e grirë të shkrifët dhe të butë. Nëse doni ja shtoni 2 lugë vaj në fund kur kima të jetë gati.

Kur qepa dhe mishi të jenë zbutur dhe uji të jetë shteruar shtoni kripë, piper, ginger pluhur sipas dëshirës, 2-3 gjethe dafine, pak spec të kuq pluhur, puren e domates dhe e mbajmë në zjarr 5 minuta sa të lidhen shijet. Kima është gati.

Në tenxheren e tretë përgatisim beshamelin. Shtojmë gjalpin dhe pasi gjalpi të jetë tretur, shtojmë miellin. KUJDES: Përsëri siç ja u kam shpjeguar tek receta e lazanjës në mënjyrë që të kemi gjithmonë një beshamel kremoz dhe pa kokriza, duhet të ndiqni këshillat e mija 🙃. Pasi mielli merr pak skuqje me gjalpin, largojeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni 2 minuta të qetë sa të bjerë nxehtësia e mos të kemi më bulëza. Me një rrahëse dore filloni shtoni qumështin e ftohtë pak nga pak. Masa do bëhet menjëherë kremoze. Vazhdoni kështu derisa të keni mbaruar gjithë sasinë e qumështit. Vendoseni përsëri tenxheren në zjarr, duke e trazuar herë pas here derisa masa të trashet. Rregullojeni me kripë dhe arrë moskat. Beshameli është gati.

Fillojmë shtrimin e tavës. Si fillim lyejmë fundin e tavës me pak vaj ulliri dhe spërkasim me thërrime buke si në foto. Shtrojmë shtresën e parë me preshin e zbutur tashmë, të cilin e kemi rregulluar me kripë dhe piper. Më pas shtojmë shtresën e dytë me kimën. E vazhdojmë kështu dhe me dy shtresa të tjera preshi dhe kime. Në fund shtojmë beshamelin (unë nuk kisha kohë të prisja beshamelin të ftohej se do i hidhja dhe një kokërr vezë të rrahur. Ju bëjeni nëse prisni që beshameli të arrijë temperaturë të vakët). Mbi beshamel grijmë pak djathë dhe e vendosim tavën të piqet.

Pjekim në 220 gradë për 35 – 40 minuta derisa beshameli të krijojë një cipë të artë. Kjo tavë duhet të rrijë të paktën 20 minuta në qetësi përpara sesa ta servirim. Dhe sa më shumë rri, përshembull nëse ju mbetet një racion për të nesërmen, aq më e mirë bëhet. Ju bëftë mirë ❤.

Receta

Hapat e Gatimit

Preshi dhe kima

  1. Pastrojmë, lajmë dhe grijmë preshin. E gatuajmë me 3-4 lugë vaj, të mbuluar, në zjarr të ulët.
  2. Në tenxhere tjetër gatuajmë qepën me mishin e grirë dhe gjysmë gote ose më shumë ujë, pa vaj; sipas dëshirës shtojmë 2 lugë vaj vetëm kur kima të jetë gati.
  3. Kur qepa e mishi të jenë zbutur dhe uji të ketë shteruar, shtojmë kripë, piper, xhinxher, dafinë, pak spec të kuq dhe purenë e domates dhe i gatuajmë edhe 5 minuta.

Beshameli

  1. Shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin dhe e lëmë të marrë pak ngjyrë. E largojmë nga zjarri për 2 minuta, pastaj shtojmë qumështin e ftohtë pak nga pak me rrahëse dore.
  2. Pasi të kemi shtuar gjithë qumështin, e vendosim sërish në zjarr dhe e trazojmë herë pas here derisa të trashet; rregullojmë me kripë e arrë moskat.

Shtresimi dhe pjekja

  1. Lyejmë tavën me pak vaj ulliri dhe e spërkasim me galetë. Shtrojmë presh të rregulluar me kripë e piper, pastaj kimë, dhe përsërisim edhe dy shtresa presh e kimë.
  2. Hedhim beshamelin sipër. Sipas dëshirës, kur beshameli të jetë vakur, i shtojmë 1 vezë të rrahur; grijmë djathë sipër.
  3. E pjekim në 220 gradë për 35-40 minuta, derisa beshameli të krijojë cipë të artë. E lëmë të pushojë të paktën 20 minuta para servirjes.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.