Rudina është
motra ime (goca e xhaxhait) të cilës ja kam vendosur vet emrin 🤗 dhe jam krenare ❤. Rudina ka disa vite që
më ka surprizuar jo me talentin e saj në kuzhinë se atë e ka pas të lindur,
por me përkushtimin e saj për të gatuar dhe kur nuk ka më fuqi nga lodhja. Është
një nënë e devotshme dhe fal shumë dashuri edhe përmes ushqimit që del nga
duart e saj.
Shtojmë
1 garuzhdë beshamel në fund të tavës dhe mbi të gjysmën e masës së pastës.
Mbulojme me mozarela në copa dhe përsëri një garuzhdë beshamel. Hedhim gjysmën
e mbetur të pastës, copat e mozarelës dhe gjithë beshamelin e mbetur.
Mbulojmë
me djathin e grirë dhe vendosim në furrë në 200 gradë për 30 minuta ose derisa
pasta të marrë këtë ngjyrë.
Lëreni pak të ftohet para sesa ta servirni dhe shijojeni me miq të mirë, verë të mirë dhe të qeshura pafund. Ju dua ❤❤❤.
Unë me Dorinën,
motrën tjetër të Rudinës e kemi shijuar shumë në fëmijërinë tonë të ngrënën
bashkë, pasi Rudina dhe një vezë të skuqur me sallam, djath e domate e
trajtonte si pjatë restoranti me 5 yje 😍.
Dhe më jo nepsqari do bëhej me neps nëse sheh sesa me klas e shijon Rudina
ushqimin hahaha, ndaj kur thotë Rudina e shijshme gatuaje, mos hezito 2 herë për
ta provuar 😍.
Meqë Rudina
jeton në Itali dua ta prezantoj tek Blog-u me një recetë tipike italiane, që i
ngjan lazanjës, por që ka ca element më shumë dhe quhet “Pasta al forno” versioni
i Rudinës 🤗.
Këtë recetë unë e gatova kur më erdhi në shtëpi me familjen miqtë tanë Suela
dhe Romir Zalla. Kjo tavë i mbledh shumë
mirë 8 vetë të rritur dhe mbetet po e servirët në darkë (meqë mundohemi të hamë pak 😜).
Ndaj gatuajeni për miqtë tuaj dhe do i kënaqni ata pa masë 🧡.
Shënim: kjo recetë është gatuar 1 ditë para se të
filloja dietën 🙄😎
Për Pasta në
Furrë na nevojiten:
Për kimën:
300 gr mish të grirë
300ml salcë domate pure
1 degë selino
1 karrotë
½ lugë çaji kanellë
Piper
Arrë moskat e grirë
Për beshamelin:
4 lugë gjelle gjalp
4 lugë gjelle miell
1200 ml qumësht
Arrë moskat
Të tjera:
Pasta
rigatoni
300 gr
mozarela
100 gr djath
i grirë parmigiana
4 lugë
gjelle vaj
Përgatitja:
Për përgatitjen
e kimës dhe beshamelit, ju lutem referohuni këtu.
Tani që kemi
gati pasta rigatonit të zjerë “al dente”, kimën, beshamelin, mozarelën e prerë
në copa jemi gati të fillojmë shtrimin e tavës.
Fillimisht përziejmë rigatonin me kimën si në
foto.
Lëreni pak të ftohet para sesa ta servirni dhe shijojeni me miq të mirë, verë të mirë dhe të qeshura pafund. Ju dua ❤❤❤.





















