Pasta / Peshk

Pasta trofie me salmon sipas Ritës

Nga Valbona
Pasta trofie me salmon sipas Ritës
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

3 PËRBËRËS
Pasta

Pasta

500 gr pasta Trofie
Salmon

Salmon

400 gr salmon
Pana

Pana

200 ml pana për gatim
Mikja ime Rita është specialiste e pastave dhe peshkut. Si vajzë e rritur buzë detit nuk kishte si të ishte ndryshe :). Sa herë Rita gatuan një pjatë që unë nuk e kam gatuar më parë, me shumë siguri unë do e prodhoj të nesërmen në shtëpinë time. Duke ndarë receta me njëra tjetrën rrallë mbetemi pa ide se çfarë do i gatuajmë familjes, fuqi dhe nerva të kemi se idetë janë nga të gjitha anët. Sidomos ato receta të provuara më parë nga njerëz që ti u beson shijet dhe e di që dhe fëmijët e tu do e përlajnë ;). Receta më poshtë.

Përbërësit
500 gr pasta Trofie
400 gr salmon
200 ml pana për gatim
Përgatitja
Në një enë hedhim ujë për të zjer pastën. Në një tigan që nuk ngjit me një luge vaj ulliri gatuajmë salmonin, me pak kripë duke e lën nga 2-3 minuta kaurdisje për çdo anë.
Salmonin e gatuar e pastrojmë nga halat dhe e ndajmë në copa si në foto. Ndërkohë që pasta zjen, në tiganin qe gatuam salmonin hedhim panën, shtojmë salmonin në copa dhe pak nga uji që po zien pasta. 
E trazojmë në flak të ulët për 2 minuta këtë përzierje dhe ja shtojmë pastës që e kemi kulluar më parë. Servirim me pak pipër sipër sipas dëshirës. Enjoy

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.