Luleshtrydhe / Ëmbëlsira

Pavlova me luleshtrydhe

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

6 PËRBËRËS
Vezë

Vezë

7 kokrra vezë
Pana

Pana

200 ml pana e ëmbël
Sheqer

Sheqer

7 lugë sheqer të plota
Niseshte

Niseshte

2 lugë çaji niseshte
Uthull

Uthull

1 lugë çaji uthull molle e bardhë
Luleshtrydhe

Luleshtrydhe

Luleshtrydhe

Pavlova është një ëmbëlsirë që ka pak vite që e ofrojnë disa pastiçeri në Tiranë. Sa herë është sezoni i luleshtrydhes them do shkoj ta provoj një të tillë, por dembele siç jam nuk e bëra asnjëherë, derisa më në fund vendos ta provoj “pavlovën” në shtëpinë time :)

Pavlova kërkon pak vëmendje gjatë përgatitjes së mafishes sic i themi ne pjekjes së të bardhës së vezës me sheqer. Kujdes duhet treguar gjatë pjekjes së mafishes duke i dhënë kohën e duhur, në temperaturën e duhur, si dhe ftohjes së saj. Pjesa tjetër është një lojë fëmijësh :). Pavlova është një ëmbëlsirë tamam mafishe, të shkrihet në gojë dhe duhet të përtypësh vetëm copat e luleshtrydhes që ka në krye :). Unë pashë disa receta në internet, por u përqëndrova tek të dashurat e mija Nigella dhe Laura. Provojeni si recetë, është fiks koha e përshtatshme për ta bërë.

Përbërësit:

7 kokrra vezë

200 ml pana e ëmbël

7 lugë sheqer të plota

2 lugë çaji niseshte

1 lugë çaji uthull molle e bardhë

Luleshtrydhe

Përgatitja:

Ndajmë të bardhat nga të verdhat. Fillojmë t’i rrahim të bardhat dhe kur masa të jetë thuajse gati, shtojmë një ngë një lugët me sheqer duke rrahur për disa minuta, derisa sheqeri të jetë tretur dhe masa e mafishes të duket e bardhë e shndritshme.

Shtojmë niseshten dhe uthullën dhe trazojmë lehtësisht në të gjithë masën.

Ja dhe mami Lika në #bonbonkitchen :)

Në një tepsi të sheshtë, shtrojmë letër gatimi duke i ngjitur cepat e saj që mos të lëvizi me të bardhën e vezës si në foto :).

Hedhim masën duke e rregulluar me një lugë të sheshtë në formë rrethore. Sobën e kemi ngrohur më pare në temperaturë maksimale. E ulim temperaturën në 140 gradë përpara se të fusim mafishen për të pjekur.

Vendosim tavën në mes të furrës dhe e lëmë të piqet për gati 50 minuta në 140 gradë. Mafishja merr një ngjyrë të artë, fikim furrën, hapim gjysëm derën e furrës dhe e lëmë të ftohet tërësisht mafishen në furrën me derë gjysëm të hapur.

Rrahim kremin e qumështit për 1 apo 2 minuta sa të krijoj pak qëndrueshmëri. Me një shpatull e përhapim kremin mbi mafishen e ftohur.

Zbukurojmë sipër me luleshtrydhe dhe servirim menjëherë. Ju bëftë mirë.

Receta

Hapat e Gatimit

Mafishja

  1. Ndajmë të bardhat nga të verdhat. Fillojmë të rrahim të bardhat dhe, kur masa të jetë thuajse gati, shtojmë lugët me sheqer një nga një, duke rrahur për disa minuta derisa sheqeri të tretet dhe masa të bëhet e bardhë e shndritshme.
  2. Shtojmë niseshtenë dhe uthullën dhe i trazojmë lehtësisht në të gjithë masën.
  3. Në një tepsi të sheshtë shtrojmë letër gatimi, duke ia ngjitur cepat me të bardhë veze që të mos lëvizë.
  4. Hedhim masën dhe e rregullojmë me një lugë të sheshtë në formë rrethore. Furrën e kemi ngrohur më parë në temperaturë maksimale dhe e ulim në 140 gradë para se të fusim mafishen.
  5. E pjekim në mes të furrës për gati 50 minuta në 140 gradë, derisa të marrë ngjyrë të artë. Fikim furrën, e hapim derën përgjysmë dhe e lëmë mafishen të ftohet tërësisht brenda.

Kremi dhe dekorimi

  1. Rrahim kremin e qumështit për 1-2 minuta, sa të krijojë pak qëndrueshmëri, dhe e përhapim me shpatull mbi mafishen e ftohur.
  2. E zbukurojmë me luleshtrydhe dhe e servirim menjëherë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.