Pulë

Pulë me erëza indiane dhe oriz basmati

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

17 PËRBËRËS

Përbërësit

Pulë

Pulë

5-6 kofsha pule të vogla
Qepë

Qepë

1 kokër qepë
Thelpinj hudhër

Thelpinj hudhër

2-3 thelpinj hudhër
Domate

Domate

100 ml domate pure
Kerri

Përbërës

Kerri
Koriander

Përbërës

Koriander
Kumin Pluhur

Përbërës

Kumin pluhur
Xhinxher

Xhinxher

Xhinxher pluhur
Kanellë

Kanellë

Kanellë
Fare Kopere Fennel

Përbërës

Fare kopëre (fennel seeds)
Piper

Piper

Piper të kuq
Piper

Piper

Piper të zi
Sheqer kaf

Sheqer kaf

1 lugë çaji sheqer kaf

Për Orizin

Oriz

Oriz

2 kupa oriz basmati
Uje

Uje

3 kupa ujë
Kripë

Kripë

Kripë
Gjalp

Gjalp

1 lugë gjalp

Personalisht më pëlqen shumë të miksoj erëzat. Shoqja ime e fëmijërisë Juljana, e cila jeton në Canada është një guru për erëzat, origjinën, miksimin e tyre dhe çdo gjë që i bën mirë shëndetit dhe bukurisë. Sa herë që gatuaj recetën e famshme “chicken curry” asnjëherë nuk kontrolloj listën e erëzave që duhet të përfshijë, pasi çdo përzierje e këtyre erëzave vetëm shton shijen e veçantë gatimit tuaj. Këtë herë unë kam zgjedhur kofsha të vogla pule për ta sjellë recetën, por në përgjithësi përdor gjoksin e pulës së prerë në kubikë.

Shoqëruesi ideal i “chicken curry” sipas traditës është orizi basmati. Vetë fjala basmati do të thotë “aromatic” apo “fragrant”, ndaj dhe orizi ka një aromë shumë të fortë të arrorëve, ndonjëherë mua më duket dhe si aromë e rëshirës së pishave :), ndjesitë mund të jenë të ndryshme.

Në familje e pëlqejmë të gjithë basmatin, por nuk është se e gatuajmë shpesh, më shumë mbetemi tek orizi ynë tradicional.

Përbërësit

5-6 kofsha pule të vogla

1 kokër qepë

2-3 thelpinj hudhër

100 ml domate pure

Kerri

Koriander

Kumin pluhur

Xhinxher pluhur

Kanellë

Fare kopëre (fennel seeds)

Piper të kuq

Piper të zi

1 lugë çaji sheqer kaf

Për orizin

2 kupa oriz basmati

3 kupa ujë

Kripë

1 lugë gjalp

Përgatitja

Nxjerim mbi banakun e punës gjithë erëzat dhe mishin. Grijmë qepën dhe hudhrat dhe i hedhim në një tenxhere me vaj. Mbi to vendosim kofshët e pulës dhe shtojmë erëzat me radhë nga një të kapur gishtash. Trazojmë dhe pasi pula me qepën të ketë marrë ngjyrë shtojmë domaten pure, ujë sa mishi të mbulohet. Rregullojmë dhe kripë, hedhim sheqerin dhe lëmë të ziejë në zjarr të avashëm për rreth 30 minuta.

Në një tenxhere tjetër përgatisim orizin basmati. Basmati duhet shpëlarë përpara se ta hedhim në ujin që zjen, në mënyrë që të largohet niseshteja e tepërt. Unë harrova ta bëj dhe përsëri orizi më doli i shkoqur :). Masa e zierjes së basmatit është 1 kupë basmati, 1 e ½ kupë ujë.

Këshillë: kripën për orizin do e hedhim në ujë përpara se të shtojmë orizin dhe do e rregullojmë sasinë e nevojshme të kripës në këtë moment. Nëse shtojmë kripë për të rregulluar shijen në fund, orizi mund të mos e thith dhe të na dalë i kripur.

Në ujin që zien hedhim basmatin, një lugë gjalp dhe e lëmë në flakë të ulët.

Një sekret që ma ka mësuar Juli, nga shoqja e saj Indiane Azy, që orizi basmati të dalë i shkrifët, kur e ka pirë pothuajse të gjithë ujin, e ulim flakën në minimum, e mbulojmë me një pecetë dhe kapak dhe e lëmë të gatuhet në këtë mënyrë për 3-4 minuta, pa trazuar asnjëherë.

E lini orizin në qetësi pas këtij proçesi për disa minuta, pastaj me një pirun e shkriftoni. Rezultatin do e shikoni në foto.

Ndërkohë që orizi është gati dhe pula ka përfunduar. Servirni dhë ju bëftë mirë.

Tek kjo foto, e kam gatuar recetën me gjoks pule.

Receta

Hapat e Gatimit

Pula

  1. Grijmë qepën dhe hudhrat dhe i hedhim në një tenxhere me vaj. Vendosim kofshët e pulës dhe shtojmë me radhë nga një të kapur gishtash prej erëzave.
  2. I trazojmë dhe, pasi pula me qepën të marrë ngjyrë, shtojmë purenë e domates dhe ujë sa të mbulohet mishi. Rregullojmë kripën, hedhim sheqerin dhe e ziejmë në zjarr të avashëm për rreth 30 minuta.

Orizi basmati

  1. Shpëlajmë orizin basmati që t'i largohet niseshteja e tepërt. Përdorim raportin 1 kupë basmati me 1½ kupë ujë.
  2. I hedhim kripën ujit para orizit dhe e rregullojmë sasinë në këtë moment.
  3. Kur uji të ziejë, hedhim basmatin dhe një lugë gjalpë dhe e lëmë në flakë të ulët.
  4. Kur orizi të ketë pirë pothuajse gjithë ujin, e ulim flakën në minimum, e mbulojmë me pecetë dhe kapak dhe e gatuajmë 3-4 minuta pa e trazuar.
  5. E lëmë orizin në qetësi për disa minuta dhe pastaj e shkriftojmë me pirun.
  6. Kur orizi dhe pula të jenë gati, i servirim.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.