BonBon / Receta me mish / Tradicionale

Rosë e pjekur jo tradicionale

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS

Përbërësit Për Marinimin E Rosës

Rosë

Rosë

Rosë nga rrjeti i dyqaneve Natyral
Kripë

Kripë

Kripë
Piper

Piper

piper miks
Spec i kuq

Spec i kuq

spec i kuq (jo djegës)

Perime

Karrotë

Karrotë

3-4 Karrota
Selino

Selino

2-3 trupa Selino
Qepë

Qepë

1 kokërr qepë e kuqe
Hudhër

Hudhër

1 kokërr e plotë hudhër

Unë e mbaj veten për vajzë me shije fshati, por gjatë gjithë jetës time i kam bërë lëmsh emrat e shpesëve apo shpendëve të fshatit. Për leksionin më poshtë u bë shkas receta që do ju servir sot me rosën nga rrjeti i dyqaneve Natyral.

Leksion nga mami Lika:

Rosa bën rika. Rosa ka burrë rosakun. Rosa haet në çdo kohë/muaj të vitit. Rosës i marrim vezët për konsum.

Pata bën biba. Pata ka burrë patokun. Kur nuk kishim vezë rose hanim dhe vezë pate në kohën tonë – citon mami Lika 😊. Biba dhe pata në Myzeqe preferohet të konsumohet nga muaji Maj dhe gjithë beharin. Shprehja për Vit të Ri e myzeqarëve është: Përshesh pate, mish kaposhi.

Pas këtij leksioni kuptova që unë nuk paskam gatuar ndonjëherë rosë në shtëpinë time. Unë vetëm kam ngrënë rosë gatuar nga të tjerët 😊. Ajo që paska gatuar mami Lika gjatë gjithë muajve Maj ndër vite paska qenë Bibë 😊.

Një etapë e re në jetën dhe kuzhinën time ku filloj të gatuaj rosën për herë të parë, ndaj e fillova me rosën më të mirë në treg. Rosa nga rrjeti i dyqaneve Natyral rritet krejtësisht në gjendje të lirë dhe ka një shije perfekteeee. E them tani që po shkruaj këtë postim ku nga rosa jonë nuk kanë mbetur as kockat se ja servirëm qenit të oborrit 😊. Kur produkti është i kësaj cilësie duhet ti gëzojmë të gjithë 😊.

Gatimi sot nuk është tradicional sepse nuk është recetë shqiptare. Është recetë e të preferuarit tim Jamie 😊.

Do ju sqaroj hap pas hapi gatimin, servirjen dhe si do e ruaj yndyrën që doli nga rosa.

Përbërësit për marinimin e Rosës:

Rosë nga rrjeti i dyqaneve Natyral

Kripë, piper miks, spec i kuq (jo djegës)

Perime:

3-4 Karrota

2-3 trupa Selino

1 kokërr qepë e kuqe

1 kokërr e plotë hudhër

Përgatitja:

Rosa vjen e pastruar nga dyqani bashkë me të brendshmet, tamam siç do na e sillte gjyshja nga fshati 😊.

Me një thikë të mprehtë bëjmë çarje të lehta në formë rombi mbi të gjithë rosën. Fërkojmë trupin e rosës sipas radhës me kripë, piper miks që e bluajmë në moment dhe spec të kuq pluhur. E vendosim rosën në pozicionin shpina lart dhe gjoksi poshtë 😊, kështu mishi i gjoksit nuk do thahet gjatë fazës së parë të pjekjes. Shtojmë 150 ml ujë ose një gotë të vogël dhe e vendosim rosën bashkë me të brendshmet në anësore të tavës në mes të furrës, në temperaturë 180 gradë për rreth 1 ore e 20 minuta.

Pas kësaj kohe, e nxjerrim tavën nga furra, shtojmë perimet e grira në copa të mëdha dhe e kthejmë rosën me gjoks përpjetë si rosë nga Vlora 😊.

E pjekim dhe rreth 30 minuta të tjera me perimet, duke hapur derën e furrës cdo 10 minuta dhe me lugë hedhim mbi gjoksin e rosës nga yndyra që rosa ka lëshuar në tavë. Në këtë mënyrë mishi i gjoksit të rosës do qëndrojë i butë dhe “juicy” ose i lëngshëm siç thotë Jamie 😊.

Pas pjekjes e nxjerim rosën nga furra dhe e kalojmë në një tave tjetër. Nxjerrim perimet dhe të brendshmet veçantë duke patur mundësinë të kullojmë yndyrën që ka dalë nga gatimi i rosës. Me një pjesë të yndyrës unë gatova oriz (pilaf) dhe pjesën tjetër do e ruaj në ngrirje se siç thotë dhe Jamie me yndyrën e rosës mund të pjekësh patatet ose perimet me të shijshme ndonjëherë 😊.

Ja dhe servirja jonë. Po të ishte se do e haja vetëm orizin me rosë do ja kisha hedhur gjithë perimet mbi oriz, por duke qenë se janë dhe dy çunat që shijojnë i mbajta perimet veçantë për mua dhe bashkëshortin 😊. Rosa shoqëruar me pilafin dhe perimet e pjekura në lëngun e saj, një gatim aq festiv sa duhet renditur në listën e gatimeve kryesore që fillojmë e përgatisim përgjatë gjithë festave Nëntor – Dhjetor ose sa herë duam të impresionojmë të dashurit tanë 💓.

Ju bëftë mirë.💓

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Me thikë të mprehtë bëjmë çarje të lehta në formë rombi mbi gjithë rosën. E fërkojmë me kripë, piper miks të bluar në moment dhe spec të kuq pluhur.
  2. E vendosim në tavë me shpinën lart dhe gjoksin poshtë, shtojmë 150 ml ujë ose një gotë të vogël dhe vendosim anash edhe të brendshmet. E pjekim në mes të furrës në 180 gradë për rreth 1 orë e 20 minuta.
  3. E nxjerrim tavën, shtojmë perimet e prera në copa të mëdha dhe e kthejmë rosën me gjoksin lart.
  4. E pjekim edhe rreth 30 minuta me perimet, duke hapur furrën çdo 10 minuta dhe duke lagur gjoksin me yndyrën e lëshuar në tavë.
  5. Pas pjekjes e kalojmë rosën në një tavë tjetër, nxjerrim veç perimet dhe të brendshmet dhe kullojmë yndyrën. Një pjesë mund të përdoret për pilaf dhe pjesa tjetër të ruhet në ngrirje për patate ose perime.
  6. E servirim rosën me pilaf dhe perimet e pjekura në lëngun e saj.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.