Luleshtrydhe / Sallata

Sallatë jeshile me luleshtrydhe.

Nga Valbona
Sallatë jeshile me luleshtrydhe.
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

5 PËRBËRËS
Sallate Jeshile

Përbërës

Sallatë jeshile
Luleshtrydhe

Luleshtrydhe

Luleshtrydhe
Djathë

Djathë

Djath sipas dëshirës
Vaj ulliri

Vaj ulliri

Vaj ulliri
Krem Aceto Balsamike

Përbërës

Krem açeto balsamike
Unë dhe Luis jemi të fiksuar pas luleshtrydheve, jo vetëm për t’i konsumuar, por edhe nga forma dhe ngjyra e tyre që sikur sjellin gëzim në pjatë :). Nëse Luis preferon ti hajë si frut, si reçel, në torta dhe kekun me djath, mami Bona i përdor ku të jetë e mundur. Derisa fillon e mbaron sezoni luleshtrydheve ne do i konsumojmë në të gjitha mënyrat, ndaj dhe do shihni disa receta me këtë frut. Luleshtrydhja meriton një etiketë të veçantë në blogun tim :).
Sallata e sotme është shumë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Në shtëpinë tonë e hamë të katërt dhe kjo do të thotë për aq kohë sa e konsumojnë çunat, çfarë më pengon mua ta bëj gati përditë? Asgjë, tani që kam zgjidhur dhe hallin se ku ta laj dhe ta thaj sa më kollaj sallatën jeshile, ajo thuajse nuk mungon në shtëpinë tonë. Ndaj këtu e meriton një falenderim në vend të parë Rovena, jemi të dyja nuse fisi, por dhe shumë shoqe e mama çunash. 
Rovena, falë teje nuk përtoj më të laj dhe thaj sallatën jeshile. Fotot e tasit “magjibërës” më poshtë :).

Përbërësit:
Sallatë jeshile
Luleshtrydhe
Djath sipas dëshirës
Vaj ulliri
Krem açeto balsamike

Përgatitja:

Ky është tasi ku lani dhe thani sallatën me disa rrotullime :). E gjeni tek “Jumbo” rreth 700 lekë të reja. 
Sallata është gati, e copëtojmë me duar në tasin e servirjes. Mbi to grijmë në copa luleshtrydhet e lara. Shtojmë djath sipas dëshirës. Unë i hodha në kubikë djath të tymosur “scamorza”, e gjeni tek Conad një copë kushton rreth 300-400 lekë. Rregullojmë me vaj dhe kremin balsamik. Unë thuajse nuk përdor kripë në sallata, e rregulloj shijen me përdorimin e açetos.

Sallata ishte pjata kryesore atë ditë, meqë do niseshim për rrugë dhe për ta bërë më të plotë në kalori unë e shoqërova me avocado dhe djath brie (një lloj djathi i butë), që mua më kujton kohën time në Angli, ku në çdo festë apo tavolinë miqsh na e servirnin me bagetë dhe rrush :). Ju bëftë mirë.




Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.