Krishtlindje / Sallata

Sallatë krokante festive

Nga Valbona
Sallatë krokante festive
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

6 PËRBËRËS
Molle Jeshile

Përbërës

3 kokrra mollë jeshile
Selino

Selino

2 degë të plota selino
Arra

Arra

fruta të thata (arra, lajthi, kikirikë)
Rrush i thate

Rrush i thate

rrush i thatë
Limon

Limon

lëngu i një limoni
Vaj ulliri

Vaj ulliri

1 lugë vaj ulliri
Jemi në muajin e duhur për të ekzagjeruar me receta jo të përditshme. Kjo sallatë që unë mund ta quaj dhe një shportë freskie plot shije, shkon mjaft në tavolinat festive si shoqëruese e mirë e sallatava të tjera, djathit apo mishit.
Për herë të parë këtë sallatë e kam provuar tek Suela…..po po, ajo është, Suela e Kullureve :). Ju kam thënë që Suela të befason me përbërës shumë të thjeshtë, por që qëndrojnë mjaft mirë me njëri tjetrin. Suela e ka zakon të na ftojë javën e parë të vitit dhe neve ajo tavolinë na shijon sikur të jetë dita e vitit të ri :). Mezi po presim radhën këfë vit :). Përbërësit më poshtë.

Përbërësit
3 kokrra mollë jeshile
2 degë të plota selino
fruta të thata (arra, lajthi, kikirikë)
rrush i thatë
lëngu i një limoni
1 lugë vaj ulliri

Përgatitja

Qërojmë dhe grijmë mollët në kubikë. Qërojmë selinon nga sipër me grirësen e patates për të eleminuar fijet dhe grijmë në kubikë. Bashkojmë mollët dhe selinon në tasin e servirjes. Shtrydhim një kokërr limoni dhe lëngun e shtojmë tek mollët dhe selinoja.
Nëse frutat e thata nuk i kemi të pjekura, për një shije më të mirë i japim një pjekje në një tigan që nuk ngjit. Bashkë me rrushin e thatë i shtojmë tek mollët. Hedhim një lugë vaj dhe trazojmë.
Sallata është gati për servirje.



Të nesërmen meqë më kishte mbetur pak sallatë festive e shoqërova me rukola dhe përfitova një sallatë tjetër për drekën :). Ju bëftë  mirë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.