Sallata

Sallatë me lakër të bardhë dhe karrotë

Nga Valbona
Sallatë me lakër të bardhë dhe karrotë
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

5 PËRBËRËS
Lakër

Lakër

Lakër e bardhë
Karrotë

Karrotë

Karrotë
Salcë

Salcë

Salcë balsamike
Vaj ulliri

Vaj ulliri

Vaj ulliri
Limon

Limon

Limon

Kjo sallatë është shumë e preferuar në stinën e dimrit në familjen tonë, halli është kush do e grijë :). Kam përdorur të gjitha metodat lehtësuese që mund të gjesh në tregun tonë për të prerë këtë sallatë si “fletë cigari”, por gjithmonë kam përfunduar tek thika e mprehtë dhe tek duart e burrit :). Mjaft t’i bëj këndin e punës gati dhe ai nuk përton, sepse është vet i pari që e kërkon këtë sallatë :).
Sallatës me lakër të bardhë mund t’i hedhësh sipër disa lloj salcash, unë sot do e prezantoj më salcë balsamike dhe vaj ulliri. Limonin do ja hedh në copa kur ta servir. Nëse përgatisni shumë sallatë sa mund t’ju mbetet për diten e nesërme, mos i shtrydhni limon sepse limoni hidhërohet kur rri gjatë. Për këtë arsye limonin hidheni vetëm kur e servirni. Ju bëftë mirë.

Përbërësit
Lakër e bardhë
Karrotë
Salcë balsamike
Vaj ulliri
Limon

Përgatitja
Grijmë sallatën. Qërojmë karrotat dhe me qëruesen e patates e presim karrotën në fletë të holla.


Hedhim sipër salcë balsamike, kripë dhe vaj ulliri.
Trazojmë. Salca balsamike vetëm ja shton shijen dhe sikur sallata të rrijë dy ditë. Servirim me limon sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.













Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.