Receta me mish / Recetat e Mami Likës

Tavë kosi sipas mami Likës

Nga Valbona
Tavë kosi sipas mami Likës
Light Studio Background

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

8 PËRBËRËS
Mish Qingji

Përbërës

1 kg mish qingji
Vezë

Vezë

4 vezë
Kos

Përbërës

1200 ml kos
Miell

Miell

2 lugë miell
Oriz

Oriz

1 filxhan kafe oriz
Gjalp

Gjalp

1 lugë gjalp
Kripë

Kripë

Kripë
Piper

Piper

piper
Tava e kosit është një gatim që ne nuk e bëjmë shpesh, ama kur e bëjmë e bëjmë se vërtet na ka shkuar mendja. Duke qenë pjata tipike dimërore, nepsi na trokiti në derë :). Tava e kosit mund të gatuhet me mish pule, mish viçi të vogël, por mami Lika e bën gjithmonë me mish qingji, kështu edhe ne. Mishi dhe vezët duhet të jenë të freskëta domethënë tamam prej fshati :), për shijen e vertetë të tavës së kosit. Mishi qingjit është mish me yndyrë, ndaj unë megjithëse sigurohem të gatuaj pjesë që nuk kanë shumë dhjamë, por dhe nëse ka pak a pastroj dhe atë.  Ajo që dua t’ju këshilloj kur gatuani tavën e kosit, është që bëjeni atë gjithmonë në fundjavë, kur e gjithë familja është e mbledhur, pasi tava nuk mund të gatuhet në darkë për tu ngrënë të nesërmen në drekë, siç bëjmë ne mamat shpesh gjatë javës që familja të gjejë drekën gati, kur ne jemi ende në punë.

Përbërësit
1 kg mish qingji
4 vezë
1200 ml kos
2 lugë miell
1 filxhan kafe oriz
1 lugë gjalp
Kripë, piper

Përgatitja

Vendosim mishin e qingjit në një tenxhere me dy lugë vaj dhe kaurdisim sa mishi të marrë ngjyrë dhe të thajë lëngjet e veta.


Pas kësaj hedhim dy gota plot me ujë dhe e lëmë mishin të ziejë. Në një tas rrahim 4 vezë me kripë. Shtojmë kosin dhe përziejmë derisa të krijohet një masë kremoze. Hedhim dy lugë miell dhe trazojmë.


Në tavën ku do hedhim masën, siç thotë mami Lika hedhim 2 grushta oriz (1 filxhan kafeje). Mbi to vendosim mishin.

Rregullojmë me kripë lëngun e mishit dhe ja shtojmë kosit. Të gjithë këtë masë e hedhim tek tava. Gjalpin e copëtojmë ne copa të vogla dhe ja hedhim sipër. Hedhim piper.

Pjekim në temperaturë maksimale, në mes të furrës për të paktën 1 orë ose derisa tava të marrë ngjyrë të artë. Shërbejmë 5 minuta pasi kemi hequr tavën nga furri. Ju bëftë mirë.





Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.