Perime / Peshk

Ton në furrë me patate

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

11 PËRBËRËS
Fileto Toni

Përbërës

5 fileto toni
Qepë

Qepë

1 qepë e kuqe
Gjelle Kaperi

Përbërës

1 lugë gjelle kaperi
Gjethe Dafine

Përbërës

3-4 gjethe dafine
Domate

Domate

Domate të thara
Spec i kuq

Spec i kuq

1 lugë gjelle spec i kuq pure
Piper i zi

Piper i zi

Piper i zi pluhur dhe kokërr
Piper

Piper

Piper i kuq djegës
Miell

Miell

1 lugë gjelle miell
Patate

Patate

2 kokrra patate
Vaj ulliri

Vaj ulliri

Vaj ulliri për gatim

Këtë recetë ja u kisha premtuar 2 muaj më parë dhe nuk do e lija pa e postuar, pasi nuk na ndodh shpesh të kemi peshk ton të freskët në shtëpi…….”unless” vetëm nëse keni një çun teze si ky imi, Auloni 😝. Auloni si vlonjat që është na e ofron këtë mundësi që të provojmë dhe peshk jo shumë i zakonshëm për tavolinat tona.

Kur kërkova një recetë për peshkun ton, e di nga më erdhi receta më intriguese? Nga Iris Bardhi, të cilën nuk e njoh personalisht, por e kam ndjekëse në Instagram. Jo vetëm që receta ishte pak më ndryshe në sasinë e qepëve dhe të erëzave, por Irisi ishte në sallën e lindjes kur më shkroi për të sjellë në jetë fëmijën e saj ❤❤😍🤗🙏. I uroj Irisit që t’i rrojë sa malet princi ose princesha që ka sjellë në jetë ❤💙. Për mua viti paska qenë i thënë të filloj vetëm me receta që mi sugjerojnë gratë shtatzëna. Ku ka më bukur. Tingëllon dhe shijon si një vit i begat, plot lajme të gëzuar siç është ardhja e një fëmije në jetë dhe padyshim i mbushur me dashuri ❤. AMIN 🙏



p.s. këtë recetë mund ta përdorni dhe kur keni peshk tjetër si levrek apo merluc.

Përbërësit:

5 fileto toni

1 qepë e kuqe

1 lugë gjelle kaperi

3-4 gjethe dafine

Domate të thara

1 lugë gjelle spec i kuq pure

Piper i zi pluhur dhe kokërr

Piper i kuq djegës, pluhur

1 lugë gjelle miell

2 kokrra patate

Vaj ulliri për gatim

Përgatitja:

Tonin e pastrojmë dhe presim në copa.

Në një tigan shtojmë vaj ulliri dhe hedhim qepën e kuqe të prerë hollë, bashkë me domatet e thara. Shtojmë kaperin me pak nga lëngu i tij, dafinën dhe salcën e specit.

I lëmë përbërësit të kauridisen bashkë për 2-3 minuta. Hedhim miellin dhe një gotë ujë, duke e trazuar për të krijuar një salcë të njëjtrajtshme. Hedhim piper të zi kokërr dhe pluhur, spec të kuq djegës dhe rregullojmë me kripë.

Qërojmë dhe presim dy kokrat e patates dhe i vendosim në tavë si në foto. Hedhim sipër gjellën që përgatitëm në tigan dhe e vendosim në furrë në 200 gradë, fillimisht me letër alumini sa patatet të zbuten pak dhe më pas e lëmë peshkun ton në furrë derisa të krijojë atë faqen sipër që tregon se tava është gati,

p.s. vendosa ta prezantoj këtë recetë me peshkun e pagatuar, sepse i gatuar peshku mund t’i ngjajë dikujt dhe si bërxollë ose biftek 😍🤗.

Shërbejeni këtë tave më verë të mirë, sallatë të mirë dhe padiskutim shoqëri të mirë. Ju dua ❤

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Pastrojmë tonin dhe e presim në copa.
  2. Në tigan me vaj ulliri hedhim qepën e kuqe të prerë hollë dhe domatet e thara. Shtojmë kaperin me pak nga lëngu i tij, dafinën dhe purenë e specit.
  3. I kaurdisim 2-3 minuta, shtojmë miellin dhe një gotë ujë dhe trazojmë që salca të bëhet e njëtrajtshme. Shtojmë piper të zi kokërr e pluhur, spec të kuq djegës dhe kripë.
  4. Qërojmë e presim patatet dhe i vendosim në tavë. Hedhim sipër salcën e përgatitur; burimi nuk thotë shprehimisht në cilin moment vendosen copat e tonit.
  5. E pjekim në 200 gradë, fillimisht të mbuluar me letër alumini derisa patatet të zbuten pak, pastaj të zbuluar derisa tava të krijojë faqe sipër.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.