Torta / Ëmbëlsira

Tortë me limon

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

11 PËRBËRËS

Përbërësit

Vezë

Vezë

4 vezë
Sheqer

Sheqer

200 gr sheqer
Vaj

Vaj

100 ml vaj vegjetal
Uje

Uje

100 ml ujë
Miell

Miell

250 gr miell
Pluhur Pjekje

Përbërës

1 bustinë pluhur për pjekje
Limon

Limon

Lëkura e një kokër limoni

Për Kremin

Lugë Limoni

Lugë Limoni

100 ml lëng limoni
Portokall

Portokall

100 ml lëng portokalli
Sheqer

Sheqer

2 lugë sheqer
Miell

Miell

2 lugë miell

Shija e limonit në ëmbëlsira mua më pëlqen shumë, duket sikur i pëlqen dhe gjithë familjes :). Ndaj sapo rashë në këtë recetë nuk hezitova ta bëj me gjithë orën e vonë, pasi gjithë përbërësit i kisha në shtëpi. Torta me limon është e freskët, ka shumë pamje dhe mund të bëni figurë shumë të mirë kur ju vijnë mikeshat për vizitë. Unë e bëra po atë ditë që kisha Denisën për kafe. Denisa më tregoi si të bëja byreçkat me djath, (tiropitakia) dhe unë i tregova si të bëj tortën me limon :). Denisa e bëri menjëherë sapo shkoi në shtëpinë e saj, dukë më marrë borxh vetëm një sekret të vogël që do ja u tregoj më poshtë :).

Përbërësit

4 vezë

200 gr sheqer

100 ml vaj vegjetal

100 ml ujë

250 gr miell

1 bustinë pluhur për pjekje

Lëkura e një kokër limoni

Për kremin

100 ml lëng limoni

100 ml lëng portokalli

2 lugë sheqer

2 lugë miell

Përgatitja

Rrahim fillimisht vezët me sheqerin. Shtojmë vajin, ujin, miellin, pluhurin fryrës bashkë me lëkurën e limonit.

Masën e hedhim në një tepsi të lyer më parë me vaj dhe miell që keku mos të na ngjitet. E fusim për të pjekur në 180 gradë për 40 minuta në mes të furrës.

Fillojmë përgatitjen e kremit. Shtrydhim lëngun e limonave dhe portokallit. I shtojmë 2 lugë gjelle të prera me sheqer, po kaq dhe miell. I trazojmë dhe e vëm mbi flakë sa të trashet.

Nxjerrim kekun nga furra dhe pasi e lëm të ftohet e presim në mes dhe hedhim masën e kremit mbi të. Vëm shtresën e sipërme mbi krem.

Printojmë fjalën Limon dhe e presim me gërshërë anës kontureve të fjalës.

E vendosim letrën e prerë mbi kek dhe pluhurosim me sheqer pluhur. E heqim formën me kujdes pa na u dridhur duart që mos të na zhduket këmba e “m-së” si në rastin tim, mua më ka dalë pak si Lunon :))))) Shpresoj që Denisa të këtë patur përdorim më të qartë të fjalës “limon” mbi kekun e saj :)

Presim dhe shërbejm kekun. Ju bëftë mirë.

Receta

Hapat e Gatimit

Keku

  1. Rrahim vezët me sheqerin, pastaj shtojmë vajin, ujin, miellin, pluhurin fryrës dhe lëkurën e limonit.
  2. E hedhim masën në tepsi të lyer me vaj e miell dhe e pjekim në mes të furrës në 180 gradë për 40 minuta.

Kremi dhe montimi

  1. Shtrydhim lëngun e limonëve dhe portokallit, shtojmë 2 lugë të rrafshëta sheqer dhe 2 lugë miell, i trazojmë dhe i gatuajmë derisa kremi të trashet.
  2. E nxjerrim kekun, e lëmë të ftohet, e presim horizontalisht në mes, shtrojmë kremin dhe vendosim sipër shtresën tjetër.
  3. Printojmë fjalën ‘Limon’, e presim sipas kontureve, e vendosim si shabllon mbi kek, e pluhurosim me sheqer pluhur dhe e heqim letrën me kujdes.
  4. E presim dhe e shërbejmë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.