Brumra / Recetat e Mami Likës

Zogjtë e nëna Likës

Nga Valbona

Përbërësit

Atelieri i Përbërësve

Përbërësit më të mirë. Shija më e pastër.

7 PËRBËRËS
Miell

Miell

1 kg miell
Qumësht

Qumësht

200 ml qumësht
Vezë

Vezë

2 vezë
Sheqer

Sheqer

100 gr sheqer + 1 lugë çaji
Kripë

Kripë

1 lugë çaji kripë
Maja

Përbërës

1 bustinë maja
Uje

Uje

200 ml ujë i vakët

Kur ja tregova grupit tim në whatsapp fotot e zogjëve, dikujt ju dukën si breshka, dikujt si kërmill, dikujt si kafshë pylli, por në fakt ato janë zogjtë e nëna Likës 😍. Po të marrim parasysh që janë zogj brumi, duhet t’ja tolerojmë dhe mos ngjashmërinë 100% me zogjtë e vërtetë. Nëna Lika na i solli gati nga Fieri dhe meqë çunat i pëlqyen shumë i ribëri përsëri. Bona dhe Ana që provuan zogjtë që nëna Lika solli i pëlqyen shumë dhe sot po e hedh recetën me ngut për Bonën se do t’ja u bëjë vajzave të saj 😊. Si ç‘do përgatitje brumi me maja merrni kohën e duhur për t’i gatuar zogjtë, pasi duan të paktën 1 orë të vijnë në proçesin e parë dhe të paktën një tjetër 30 minutë përpara sesa të piqen. Sigurohuni që të keni në shtëpi kokrra piperi (të kuq i përdora unë), për të krijuar sytë e zogjëve.

Zogjtë që solli nëna Lika.

Përbërësit:

1 kg miell

200 ml qumësht

2 vezë

100 gr sheqer + 1 lugë çaji

1 lugë çaji kripë

1 bustinë maja

200 ml ujë i vakët

Përgatitja:

Në një tas ku kemi ujë të vakët, shtojmë 1 lugë çaji sheqer dhe tresim majanë. E ngrohim qumështin (të vakët) dhe hedhim 100 gr sheqer, të cilin e trazojmë që të tretet.

Tek mielli hedhim kripën, krijojmë një gropë në mes ku shtojmë 1 vezë të plotë dhe të bardhën e vezës tjetër (të verdhën e ruajmë mënjanë sepse do lyejmë zogjtë përpara se ti futim për të pjekur).

Shtojmë ujin e vakët ku kemi tretur majanë, qumështin dhe fillojmë të zëmë brumin. Rregulloni sipas nevojës me miell apo me ujë të vakët derisa brumi t’ja u lërë duart e pastra. E punoni për disa minuta mbi tavolinën e punës dhe e lini mënjanë në temperaturë ambjenti, mbuluar me nje pecetë pak të njomur për 1 orë derisa brumi të vijë.

E ndajmë brumin në 4 copa dhe secilën copë e hapim si në foto. Tubin e brumit e ndajmë në disa copa dhe me secilën copë do krijojmë një zog.

Fillimisht secilën copë të brumit e hapim si tub, më pas me një lidhje si në foto krijojmë zogun, duke ja shtypur pak pjesën e kokës. Me majën e një thike krijojmë këmbët e pasme dhe krahët e zogut. Dy kokra piperi do krijojmë sytë dhe zogu është gati për pjekje 😊.

Rrahim të verdhën e vezës ku kemi shtuar 1 lugë gjelle ujë dhe gjysëm luge sheqer dhe me anën e një furçe lyejmë të gjithë zogjtë. Me këtë sasi mielli do ju dalin mbi 20 zogjë, ndaj do vini dy tepsi në furrë.

Ndërkohë që tepsia e dytë ka kohë sa të piqet e para, në mënyrë që brumi të vijë dhe për gjysëm ore, tepsinë e parë e fusim në furrë me 50-60 gradë për 10-15 minuta për të përshpejtuar proçesin e ardhjes dhe më pas e çojmë furrën në 180 gradë, derisa zogjtë të kenë marrë ngjyrë të artë. Ju bëftë mire.

Receta

Hapat e Gatimit

  1. Në tas me ujë të vakët shtojmë 1 lugë çaji sheqer dhe tresim majanë. Veçmas vakim qumështin, shtojmë 100 g sheqer dhe e trazojmë që të tretet.
  2. Miellit i shtojmë kripën dhe hapim një gropë në mes. Hedhim 1 vezë të plotë dhe të bardhën e vezës tjetër, duke ruajtur të verdhën për lyerje.
  3. Shtojmë ujin me majanë dhe qumështin dhe zëmë brumin. E rregullojmë me miell ose ujë të vakët derisa të lërë duart të pastra dhe e punojmë disa minuta në tavolinë.
  4. E mbulojmë me pecetë pak të njomur dhe e lëmë në temperaturë ambienti për 1 orë, derisa të vijë.
  5. E ndajmë brumin në 4 pjesë, secilën e hapim si tub dhe e presim në copa, nga një për çdo zog.
  6. Secilën copë e hapim sërish si tub dhe e lidhim si në fotografi për të formuar zogun, duke shtypur pak kokën. Me majë thike formojmë këmbët e pasme e krahët dhe vendosim dy kokrra piperi për sytë.
  7. Rrahim të verdhën e ruajtur me 1 lugë gjelle ujë dhe gjysmë luge sheqer dhe i lyejmë të gjithë zogjtë me furçë. Nga kjo sasi dalin mbi 20 zogj, për rreth dy tepsi.
  8. I lëmë të vijnë rreth 30 minuta para pjekjes. Për tepsinë e parë mund ta përshpejtojmë ardhjen në furrë në 50-60 gradë për 10-15 minuta, ndërsa e dyta vjen gjatë pjekjes së së parës.
  9. Pas ardhjes e çojmë furrën në 180 gradë dhe i pjekim derisa të marrin ngjyrë të artë.

Komentet (0)

Ende nuk ka komente. Bëhu i pari që ndan mendimin tënd!

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë të shënuara me *

Komentet e reja kontrollohen për moderim dhe duhet të aprovohen përpara se të shfaqen.